Nëse keni dilemë se a të blini qen apo mace, pasi ta lexoni këtë shkrim, do ta keni më lehtë të merrni vendim.
Hulumtimi të cilin e ka bërë instituti australian “Baker Medical Research” me 6.000 persona, ka treguar se si njerëzit të cilët kanë kanakarë shtëpiakë janë më të shëndetshëm se ata që nuk i kanë.
Mesatarisht kanë shtypje të ulët gjaku, gjithashtu më pak kolesterinë, që do të thotë se kanë rrezik më të vogël nga infarkti.
Qentë dhe macet, secili në mënyrën e vet, ndikojnë pozitivisht në pronarët e tyre, transmeton Telegrafi.
Ata të cilët kanë qen më shumë do të qëndrojnë në ajër të pastër dhe do të zbaviten, por të mos flasim se ndikojnë mirë qentë në psiken njerëzore kur pronarit të tyre u japin dashuri të pakusht.
Nga ana tjetër, macet ndikojnë mirë në shëndetin e njeriut kur gërhasin.
Frekuenca të cilën e prodhojnë me gërhitje nxit tajitje të kimikaleve kundërinflamatore në trup të cilat zbusin proceset inflamatore, dhembjet dhe astmën.
Një hulumtim ka treguar që njerëzit më shpejt shërohen nga ndërhyrjet kirurgjikale nëse shoqëri u bën macja, përkatësisht nëse e mbajnë në krahë. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...