Zhvillimi i teknologjisë, dëshira për të kërkuar një mundësi më të mirë jetese dikund tjetër, por edhe ritmi frenetik i jetës së përditshme po na bën gjithnjë e më shumë asocialë.
Dhe sigurisht që këtë e vuajnë më së shumti personat e moshës së tretë, të cilët janë të detyruar të mbyllin jetën në vetmi, larg familjarëve që i kanë braktisur dhe miqve të cilët në rastin më të keq mund të kenë ndërruar jetë. Por nevoja për t’u ndjerë e mbrojtur, për të patur dikë pranë është ajo që çoi një grua të moshës 90-vjeçare, të quajtur Wanda t’i shkruante fqinjës së saj Marleen Brooks.
Letra emocionuese nis me këto fjalë : ‘’ E dashur zonja X! Do të donit të bëheshit shoqja ime ? Jam 90 vjeç dhe jetoj vetëm pasi të gjithë miqtë e mi kanë vdekur. Ndihem kaq e vetmuar dhe kam frikë. Lus që dikush të më përgjigjet .’’
Kjo letër jo vetëm që përloti fqinjen e re, e cila nuk nguroi aspak që t’i shkonte pranë dhe të bëhej mikja e saj, por do të bënte xhiron e web-it pasi u publikua në redaksinë Frank Somerville KTVU dhe pati me dhjetëra mijë shpërndarje në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Wanda, gruaja 90 vjeç është nënë e tre fëmijëve, një prej të cilëve ka humbur jetën si pasojë e kancerit vitin e shkuar, kurse dy djemtë e tjerë e kanë braktisur plotësisht duke e detyruar të jetoj mes izolimit dhe vetmisë. Sipas studimeve të fundit të bëra nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), të moshuarit që jetojnë vetëm rrezikojnë me 42% të vdesin më herët se bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë me familje.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...