Në portin e Durrësit, që prej pasdites së djeshme, është bregëzuar jahti “Podium”, në pronësi të miliarderit amerikan Roger Penske, një figurë e njohur në industrinë e automobilave dhe garave. Mësohet se jahti ka 17 persona ekuipazh dhe 6 persona në bord.
Ai është cilësuar si “një ndër jahtet më të bukur dhe elegantë krijuar vitet e fundit”. Jahti luksoz, që me gjithë madhështinë dhe sofistikimin e tij, vlerësohet në vlerën e rreth 120 milion dollarë.
“Podium” është një jaht motorik me një gjatësi të përgjithshme prej 72.85 m, ndërsa ka një byk çeliku dhe një superstrukturë alumini.
Ndërtuesi i jahtit është Feadship nga Holanda, i cili lançoi në vitin 2020. Superjahti ka një rreze prej 12.85 m dhe një vëllim prej 1,850 GT. Ai u ndal në Durrës për shërbime portuale, duke u furnizuar me rreth 90.000 litra naftë për të vijuar lundrimin drejt Kroacisë.
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...