Ja ushqimet të cilat mund t’i hani edhe pasi t’u skadojë afati

14:15 | 26 Janar 2016
Arbresh.info

Shumë njerëz i hedhin ushqimet menjëherë pasi të kalojë data e tyre e skadimit e cila është e vendosur në paketim, por pronari i “Approved Food” në Britani, Dan Cluderay-transmeton arbresh.info, thotë se ka raste kur kjo nuk është e nevojshme.

Cluderay jep listën e ushqimeve të cilat nuk janë të nevojshme të hidhen edhe nëse u kalon afati.

1.  Çipsat

Kripa bën që ata të mos prishen.

  1. Çokollata

Sheqeri bën që ajo të mos prishet.

  1. Keçapi

Gjërat si keçapi mund të mbijetojnë deri në një vit nëse vendosen në një vend të ftohtë dhe të thatë.

  1. Jogurti

Mund të qëndrojë edhe 6 javë pas datës së skadimit. Madje mund ta largoni edhe mykun që i formohet sipër dhe ta pini pa problem.

  1. Djathi

Të gjitha llojet e djathit vijnë me një shtresë të mykut në sipërfaqe.

  1. Qumështi

Përderisa nuk i vjen erë e çuditshme dhe nuk bën flluska mund të pihet.

  1. Vezët

Nëse veza rri pezull në një pjatë të mbushur me ujë do të thotë se ka baktere, nëse fundoset mund të hahet.

  1. Buka

Edhe nëse është pak e fortë mund ta ngrohni në mikrovalë. Nëse ka myk në të nuk mund ta hani.

  1. Orizi

Orizi mund të qëndrojë për muaj apo për vite të tërë.

  1. Frutat dhe perimet

Nëse nuk ka myk në to nuk ka asnjë problem që të hahen edhe nëse janë zbutur pak./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme