Me siguri shumë prej jush mund t’ju ketë ndodhur të gjendeni në një situatë të pakëndshme, si për shembull një mbledhje në punë ose festë me miqtë, ku flokët të duken si mos më keq.
Madje mund të ketë ndodhur që të tjerë t’ua kenë vënë në dukje këtë gjë dhe t’i kenë quajtur flokët tuaj të pabindur.
Nëse nuk dëshironi të harxhoni shuma të mëdha me trajtime drejtime permanent ose të përdorni piastrën dhe tharësen e flokëve, më poshtë keni zgjidhjen e duhur për ju:
Maskë më banane, qumësht dhe vaj të arrës së kokosit
Në një enë shtypni një banane të plotë, të pjekur mirë derisa të bëhet në trajtë pureje.
Më pas shtoni 1 filxhan kafeje qumësht dhe vazhdoni me përzierjen derisa masa të lidhet dhe më shumë.
Në fund shtoni një lugë gjelle vaj i arrës së kokosit dhe vazhdoni me përzierjen në frulator.
Aplikoni maskën në flokë të lagur duke masazhuar kokën me lëvizje rrethore për një orë e gjysmë derisa të thahen plotësisht.
Në fund shpëlani flokët dhe krihini me krehër me dhëmbë të gjerë.
Bananet përmbajnë shumë vlera ushqyese si vitaminë B6 që ka efekt shumë pozitiv për flokët. Kurse sheqeri natyral i tyre ruan lagështinë natyrale të fibrave të skalpit.
Qumështi, nga ana tjetër përmban proteina që lehtësojnë drejtimin e tyre. Efekt i cili përforcohet akoma dhe më shumë kur shoqërohet me vitaminat e vajit të arrës së kokosit.
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...