Ja si të ndizni zjarrin duke përdorur limon

20:50 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Në këtë video do të shihni se si mund të përdorim një limon për të ndezur një zjarr. Na duhen: një  limon, pesë kapëse metalike, pesë thumba, dy fisha dhe pak letër e fije për të krijuar një zjarr, transmeton arbresh.info.

Marrim limonin e fërkojmë me të dyja duart e vendosim në tavolinë në formë vertikale, më pas vendosim horizontalisht kapset metalike me një diferencë të vogël hapësire midis tyre, paralel me to vendosim dhe pesë thumbat.

I lidhim ato me tel mes tyre nga kapësja metalike e parë me thumbin e dytë kështu me radhë, kapësja e parë dhe e fundit ngelen e pa lidhur. Në to lidhim fishat, majat e tyre i zhveshim dhe afrojmë një letër dhe ja krijuam një zjarr me mjete primitive. Për më shumë detaje shikoni videon./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme