Gjëja më me rëndësi është vetëdijesimi se asnjë njeri nuk është imun ndaj magjisë së zezë, e cila në fillim mund të duket e pasherr, por më pas ua shndërron jetën në ferr.
Shumë njerëz refuzojnë që të besojnë në magjinë e zezë, duke kërkuar ndihmë vetëm pasi që të bëhet tepër vonë. Më së vështiri është zbulimi i magjisë së zezë në fillimin e saj. Viktima të magjisë së zezë mund të jeni ju, motra juaj, vëllai, prindërit, fëmijët, fqinjët, kolegët… Kur dikujt i është bërë magji e zezë, ai person nuk e pranon këtë dhe shpesh refuzon ndihmën e të tjerëve. Me gjasë ai person as që është i vetëdijshëm çka e ka gjetur.
Simptomat
Kur personi e ka ndryshuar sjelljen, ai mund të jetë tepër agresiv, apo përkundrazi, të tërhiqet në vetvete dhe të bjerë në depresion. Magjia e shkatërron njeriun në mënyra të ndryshme. Kur dikush i bën magji të zezë dikujt, ai dëshiron ta shkatërrojë atë në çdo fushë të jetës, në dashuri, punë, financa, duke i shkaktuar grindje në familje, etj. Nëse ndokush e ka bërë dikë për vete, ku ky i fundit është ndarë nga të gjithë për hatër të tij/saj, derisa ai i pari manipulon me të dhe e ndan nga familja, miqtë, prindërit, atëherë duhet bërë një ritual për ndarjen e viktimës nga personi i tillë, meqë këtu kemi të bëjmë me lidhje me magji.
Si ta njohim magjinë e zezë te vetvetja?
Simptomat e magjisë e zezë mund të jenë të llojllojshme, por më së shpeshti pasqyrohen me anë të problemeve financiare, në dashuri, punë, familje, shëndet, pagjumësi, sëmundje të papritur, kur asgjë nuk ju shkon mirë, etj.
Si të ofrohet ndihma?
Sapo të vëreni që një person është nën ndikimin e magjisë së zezë, apo ndokush manipulon me të, paraqituni te ndonjë njeri fetar, i profilizuar për luftimin e magjisë së zezë. Vetë zor se mund të bëni diçka. Për largimin e magjisë së zezë nevojitet ndihma profesionale. Mos kërkoni ndihmë nga sharlatanët, të cilët janë të shumtë te ne, por vetëm te personat zyrtarë fetarë, të cilët janë të profilizuar për këto probleme. Duhet pasur parasysh një gjë. Nëse personi nuk është i vetëdijshëm se është nën ndikimin e magjisë së zezë dhe nëse e refuzon ndihmën, atëherë është e nevojshme që të bëhet rituali pa dijen e atij personi, meqë vetëm në atë mënyrë mund të shpëtohet ai, e më pas do t’ju jetë falënderues gjatë tërë jetës. Jeta, lumturia dhe mbrojtja nga magjia e rrezikshme, e zezë, për personat e afërt tuaj, mund të jenë në duart tuaja. Ndihmojuni personave të tillë që përsëri t’i kthehen jetës normale dhe të jenë të lumtur. Kërkoni ndihmën e personave të specializuar fetarë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...