Numri i pajisjeve të lidhura me internet po rritet në mënyrë drastike, dhe në të njëjtën mënyrë kërcënimet mbi to.
Jashtë këtij rreziku nuk mbeten as televizorët “inteligjentë” ose siç njihen gjerësisht “Smart TV”.
Mjafton një gabim nga përdoruesi i pajisjes, sidomos kur kjo e fundit lidhet me internetin dhe ato janë potencial për të rënë pre e sulmeve kibernetike.
Sulmet e fundit janë aq te sofistikuara saqë dhe kompanitë që prodhojnë “Smart Tv” nuk kane arritur te gjejnë një zgjidhje.
Hakerat kane publikuar dhe kodin sesi mund të aksesojnë në televizorët tuaj, por nuk po e publikojmë materialin filmik për të shmangur keqpërdorimin e këtij kodi.
Ky është vetëm një imazh e një pjese të këtij kodi. Pas një hakimi të televizorit tuaj as një “restart” dhe as një rikthim të pajisjes ne gjendjen fillestare nuk do të largonte virusin prej saj. Ai do të veprojë gjatë gjithë kohës në “background”.
Një herë i sulmuar dhe sulmuesi mund të ketë kontrollin e televizorit tuaj duke ju shfaqur në ekran përmbajtjen që ata dëshirojnë.
Por jo vetëm kaq!
Personat që kryejnë këto sulme mund të kryejnë përgjime në ambientet tuaja të shtëpisë, t’iu filmojnë nëse ekranin e keni me kamera e madje dhe të marrin të dhëna të tjera tuajat si “passwordet” e llogarive të “Facebook-ut” dhe “e-mail-eve” nëse ju keni hyrë më parë në to nga navigimi në televizorin tuaj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...