“Zotërinj, a do të paguani më shumë se femrat për një kafe?”
Kjo është pyetja që stafi në lokalin “Handsome Her” në Melbourne u bën klientëve meshkuj, si një formë sensibilizimi për diferencën e madhe në paga mes burrave dhe grave.
Kafeneja vegjetariane është krijuar nga femrat, për femrat, por sigurisht që aty lejohen edhe meshkujt, të cilët përballen me kafenë 18% më të shtrenjtë për një javë në muaj.
Pronarja e kafenesë, Alexandra O’Brien tha se çmimi është rritur me përqindjen që ndryshojnë pagat e femrave nga të meshkujve në Australi.
“Nëse njerëzit nuk duan ta paguajnë, pra nëse burrat nuk duan ta paguajnë, sigurisht që nuk i dëbojmë. Thjesht i ofrojmë një mundësi për të bërë mirë”, tha Alexandra O’Brien.
Çmimi më i shtrenjtë për meshkujt nuk është i detyrueshëm, por paratë që mblidhen nga kjo nismë i shkojnë një organizate bamirëse femrash. Duket se nisma ka sukses, pasi deri më tani, asnjë mashkull nuk ka refuzuar që të paguajë kafenë më shtrenjtë sesa femrat.
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...