Ekspertët e Business Insider, sugjerojnë disa këshilla si t’i ruani të ardhurat tuaja, pa vështirësi:
1. Bëni një listë të gjërave që doni
Ju e dini shumë mirë se çfarë ju duhet për të blerë. Shënoni vetëm gjërat kryesore dhe mos mendoni të blini gjëra të panevojshme, sepse vetëm do i prishni punë vetes me harxhimet e tepërta.
2. Nëse keni makinë, mundohuni të mos e përdorni çdo ditë të javës
Edhe pse makina në ditët e sotme është një domosdoshmëri, duhet të tregoni kujdes, sidomos në ditët që jeni afër fundit të muajit. Nëse keni mundësi për të përdorur transportin publik, ose nëse distanca nuk është e madhe, ecni në këmbë ose përdorni biçikletën.
3. Gatuani më shumë në shtëpi
Gatimi në shtëpi jua ul koston e harxhimit. Nëse shkoni shpesh nëpër restorante të ardhurat tuaja do shkojnë drejt fundit dhe do mbeteni pa asgjë në fund të muajit.
4. Mos dilni shpesh
Nëse ju ftojnë për të dalë për të pirë diçka jashtë, mos shkoni. Ju e dini se nësë do dilni do harxhoni dhe fundi i muajit është pranë. Mos mendoni vetëm një natë, sepse të tjerat mund t’ju gjejnë në situatë jo të mirë ekonomike.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...