Ky është ai mashkull që vrapon pas secilit fustan. Porsa ta pushtojë njërën, në objektiv ka tjetrën. Kënaqet duke thyer zemrën e femrës, shtiret se është emocional, trim dhe princ i butë. Ekspertët për marrëdhëniet mashkull-femër janë marrë me këtë fenomen dhe janë pajtuar se është e lehtë të njihen në bazë të disa manifestimeve.
DUKET IDEAL
Pasi në secilën femër sheh një objektiv, i nevojitet metamorfoza. Pra, kur ta caktojë objektivin, ë vendin e ngjarjes transferohet në mashkullin e përsosur. Sidomos rëndësi ka përshtypja e parë, më pas detajet vijnë në skenë.
LUAN NË KARTËN E ZGJUARSISË
Secili mashkull është i vetëdijshëm se sa pikë të dobët femrat e kanë zgjuarsinë. Kështu që do të tentojë t’ju argëtojë, edhe pse atë moment nuk jeni për të qeshur. Nuk do ta vëreni, e ju do të qeshni me shakatë e tij.
ME KUJDES JU DËGJON TEKSA FLISNI
Studimet tregojnë se femrat rëndë e përjetojnë kur partnerët shpesh e harrojnë atë që një ditë më parë ua kanë rrëfyer që dje. E këtu vjen në skenë aventuristi, i cili me dorën nën mjekër i bën veshtë katër. Atij thuajse gjithçka i intereson dhe thuajse gjithçka dëshiron të dëgjojë për ju.
E TEPRON ME KOMPLIMENTE
Femrave u pëlqen kur meshkujt i lavdërojnë, megjithëse këtë kurrë nuk do ta pranojnë. Dhe, derisa meshkujt përmbahen dhe nuk i thonë, një aventurist i thotë ëmbël dhe nuk i kursen.
MENJËHERË PLANIFIKON TË ARDHMEN
Porsa jeni njohur, e ai planifikon ku do të donte t’ju dërgonte, cilin vend së bashku do ta pushtoni, në cilin plazh do të rreziteni dhe si do të jetë djali juaj kur të rritet.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...