Provimi i drogës që në moshë të re ul në mënyrë dramatike koeficientin e inteligjencës dhe rrit rrezikun e zhvillimit të depresionit, çrregullimin bipolar dhe mosfunksionimit të trurit, ka zbuluar një studim i ri.
Sa më i ri të jetë truri, aq më i dobët bëhet kur rritet, paralajmërojnë shkencëtarët tek Universiteti Perëndimor i Kanadasë.
Studimi tregon gjithashtu se droga mund të ketë një ndikim shkatërrues në procesin e zhvillimit mendor.
Sipas këtij studimi, të publikuar , kanabisi dobëson memorien, shikimin dhe logjikën tek adoleshentët.
Përdorimi i hershëm i mariuanës lidhet gjithashtu me koeficient të ulët të inteligjencës. Dhe sa më herët të nisë përdorimi i saj, aq më shumë përkeqësohet gjendja mendore.
Mariuana gjithashtu nuk i lehtëson simptomat e depresionit tek adoleshentët, pavarësisht pretendimeve të grupeve që janë pro legalizimit të saj. Madje, në disa pjesë të trurit simptomat e depresionit përkeqësohen edhe më shumë.
Gjatë studimit u rekrutuan disa të rinj që u ndanë në katër grupe.
Në grupin e parë ishin të rinjtë që vuanin nga depresioni dhe nuk ishin përdorues droge. Tek i dyti ishin me depresion dhe përdorues të rregullt të drogës. Tek i treti ishin përdorues të rregullt të drogës dhe që nuk vuanin nga depresioni. Dhe në të katërtin ishin individë të shëndetshëm që nuk përdornin drogë.
Studiuesit i ndanë pastaj pjesëmarrësit në nëngrupe: ata që kishin filluar të përdorin drogë para moshës 17 vjeç, dhe ata që kishin filluar më vonë ose nuk e kishin provuar fare.
Secili adoleshent iu nënshtrua testeve psikiatrike, të njohjes dhe koeficientit të inteligjencës, si dhe skanerit në tru.
Në fund të studimit shkencëtarët zbuluan se individët që e përdorin drogën në një moshë të re kanë më shumë çrregullime mendore. Autorja kryesore e këtij studimi, dr. Elizabeth Osuch, thotë se duhet të bëhen më shumë kërkime mbi këtë çështje. Hapi tjetër i tyre është të hulumtojnë mbi çështjen nëse të rinjtë janë të predispozuar gjenetikisht të përdorin drogë që në moshë të re.
Studimi është publikuar tek revista “Acta Psychiatrica Scandinavica”.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...