Ky është El Shatt – një kamp refugjatësh në Egjipt që strehoi azilkërkuesit jugosllavë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përmes fotografive të mëposhtme mund të shikoni jetën e përditshme në kampet e asaj kohe, transmeton portali arbresh.info
Kampi ishte në mes të shkretëtirës pranë Kanalit të Suezit, që do të thotë se kushtet ishin shumë të ashpra për shumë banorë të saj.
Ajo u ndërtua nga Administrata Britanike dhe Administrata e Ndihmës dhe Rehabilitimit të Kombeve të Bashkuara në verën e vitit 1944, për të strehuar dhjetëra mijëra civilë që u larguan nga Jugosllavia përpara një pushtimi gjerman.
Gjatë 18 muajve që ishte i hapur ky kamp, refugjatët në El Shatt, u përpoqën të jetonin një jetë relativisht normale, duke qenë shume larg shtëpisë dhe duke jetuar në kushte të këqija.
Fotografitë dëshmojne se refugjatët ia kishin dalur të ngrinin shkolla, shërbime për pastrimin e rrobave dhe teatro. Madje ata prodhuan edhe një gazetë të kampit.
Mëgjithatë, realiteti i zymtë shfaqet kur disa nga fëmijët lahen në Kanalin e Suezit, ndërsa afër tyre kalojnë anijet luftarake.
Njerëzit nga Dalmacia, Kroacia e sotme e kanë gjetur të vështirë të përballen me kushtet në shkretëtirë. Shumica prej tyre u përballën me sëmundje të rënda, ndërsa qindra persona humbën jetën.
Qeveria britanike gjithashtu ishte jashtëzakonisht e rreptë për hyrjen dhe daljen nga kampi.
Më shumë se 30,000 njerëz në total jetuan në El Shatt. Gjatë kohës së tyre atje, kishte 300 martesa dhe 650 lindje.
Shumica e njerëzve u kthyen në Jugosllavi në fillim të vitit 1946 kur përfundoi lufta dhe situata politike filloi të stabilizohet.
Tragjikisht, megjithatë, 825 njerëz vdiqën nga kushtet e vështira. Varret e tyre mbeten në vendin ku ishte El Shatt./Arbresh.info
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...
Certifikohen 29 zyrtarë policorë për trajnerë të imunitetit ...