Google ADS

Ja si duhet të zihen vezët, sipas shkencës! (Foto)

07:12 | 17 Korrik 2016
Arbresh.info
Zierja ideale e vezëve shpeshherë është më e vështirë se që duket. Kohë pas kohe, vezët zihen në atë formë që ose pjesa e verdhë u mbetet shumë e thatë dhe e bardha e pazier dhe anasjelltas, transmeton arbresh.info.
Të gjitha këto ndodhin për shkak se veza si produkt përbëhet nga dy substanca të ndryshme. Kështu sipas shkencës, ju duhet t’i zieni të bardhat dhe të verdhët e vezëve në temperatura të ndryshme për të arritur ushqimin e dëshiruar.
Temperatura e duhur për të bardhët e vezës është 82 gradë celsius ndërkaq ajo për të verdhët e vezës është 77 gradë celsius. Kuzhinieri amerikan Kenji Lopez ka provuar shkencërisht se cila është mënyra më e mirë për të zier vezë.
Ai kishte vënë disa vezë për t’i zier në ujë për 30 sekonda, pastaj kishte futur në ujë pak kube akulli për të ulur temperaturën. Çdo 30 sekonda kishte hequr nga një vezë nga uji për të parë rezultatin.
Ju preferojmë edhe ju ta provoni këtë metodë./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme