Pas një procesi të përpunimit që ka zgjatur 21 muaj, në argjendarinë “Christies”, diamanti i mahnitshëm prej 101.73 karatë, në formë të dardhës, së shpejti do të hidhet në treg, ndërsa vlerësohet se mund të arrijë shumën mbi 20 milionë dollarë. Ky gur i çmuar që është gjetur në një minierë në Botsuana, do të shitet në një ankand që do të mbahet më 15 maj në Gjenevë të Zvicrës.
Ky është diamanti më i madh pa ngjyrë që është hedhur ndonjëherë në ankand, ndërsa atë e ka ofruar një klient që ka dashur të mbetet anonim.
Në nëntor të vitit të kaluar në një aksion po ashtu në Gjenevë është shitur diamanti deri më tash më i shtrenjti në botë, për një çmim prej 21.5 milionë dollarë./Arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...