Nëse duhet të flasim me shifra, mjafton të themi se 92 për qind e femrave kudo në botë përdorin buzëkuq. Madje, ai është njëkohësisht produkti më i vjedhur në dyqanet kozmetike. Sipas revistës së njohur Glamour, gjatë jetës sonë femërore përdorim nga dy deri në katër kilogramë buzëkuq. Kësaj i shtohet edhe fakti se përgjatë një viti “hamë” pa dashje teksa lëpijmë buzët, një sasi buzëkuqi, e barabartë me konfeksionin e një produkti. Në fakt, kujtimet tona me buzëkuqin nisin nga mamatë. Kur ishim të vogla, kush më pak e kush më shumë, e mban mend mirë imazhin e mamit para pasqyrës, së cilës i mjaftonte një buzëkuq për të thënë “jam gati të dal”. Më poshtë Living do të ndajë me ju disa sekrete që lidhen me kozmetikën më të dashur !
KËNDI I FASHONISTEVE
Sa herë që do të blesh një buzëkuq duhet ta provosh më parë atë. Nëse prova me testerin nuk të duket tepër higjienike, atëherë provoje buzëkuqin te pjesa e brendshme e pulsit të dorës, pasi aty lëkura ka ngjashmëri me atë të fytyrës. Një produkt i mirë njihet nga pigmenti. Produkti është i duhuri nëse me një ose dy kalime mbi kurrizin e dorës përfiton ngjyrë të thellë dhe uniformë. Nuk bën si produkt nëse ndodh e kundërta. Artistja e grimit Bobbi Brown këshillon të blini me siguri buzëkuqin që ju shkon edhe nëse nuk jeni e grimuar. Kjo është nuanca magjike, e cila i jep vlerë ngjyrës së lëkurës tuaj, shikimit dhe flokëve.
E NDALUAR
Buzëkuqi mbi dhëmbë nuk do të jetë asnjëherë diçka e bukur për t’u parë. Edhe pse një gjest jo shumë elegant ka një mënyrë se si të siguroheni që nuk keni buzëkuq mbi dhëmbë. Fusni në gojë gishtin tregues, rrudhni buzët rreth gishtit e më pas nxirreni atë ngadalë. Tepricat e buzëkuqit do të mbeten aty.
TRUKE TË ZANATIT
Artisti i grimit Kevyn Aucoin ka një teknikë të tijën në aplikimin e buzëkuqit. Vizatoni konturin e buzëve më një laps neutral. Kjo do të bëjë të përfitoni më pas një gojë më natyrale, jo me stil klouni. Aplikoni pas lapsit neutral buzëkuqin, qoftë ky me ngjyrë të ndezur. Hiqni pjesën e tepërt me një kartë-pecetë. Kaloni mbi buzë pak pudër fytyre. Riaplikoni buzëkuqin, e përsëri kaloni sipër kartë-pecetën./living.al
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...