Pas konsumit të një vakti të plotë ndjesia e urisë normalisht duhet të zbehet për disa orë në vazhdim. Por, ka raste që uria shfaqet sërish, shumë shpejt dhe në mënyrë te vazhdueshme. Kjo “uri” është false dhe gjithkush duhet të zbulojë arsyen përse i ndodh, në mënyrë që të evitojë konsumin e panevojshëm të kalorive të tepërta dhe shtimin e padëshirueshëm në peshë. Më poshtë renditen disa nga arsyet përse ndiejmë uri edhe kur kemi ngrënë.
Mungesa e gjumit
Gjumi është një ndër rregullatorët kryesor të konsumit të ushqimit pasi lidhet me funksionin e dy hormoneve që sinjalizojnë urinë dhe ngopjen. Pagjumësia mund të shkaktojë ndjesinë e urisë së vazhduesme dhe çrregullim të konsumit të ushqimit.
Dehidratimi
Sensorët e urisë dhe etjes janë vendosur shumë pranë në hipotalamusin e trurit. Kështu, etja mund të perceptohet si “uri” shumë e lehtë. Bëni provë, kur të ndieni uri të pashpjegueshme, konsumoni ujë në vend të ushqimit dhe prisni pak minuta. Ka shumë gjasa që uria të zhduket.
Stresi
Kur trupi gjendet nën stres, ai prodhon hormone të lidhura me të, që janë kortizoni dhe adrenalina. Këto dy hormone nxisin konsumin e energjisë në mënyrë që të përballojmë një situatë të vështirë, për këtë arsye sinjalizojnë trurin që të çlirojë hormone që shkaktojnë uri.
E ngrëna shpejt
Pas konsumit të një vakti, nevojiten rreth 20 minuta që truri të marrë sinjalin e ngopjes. Gjatye kësaj kohe, nëse vazhdojmë konsumin e ushqimit, ka shumë gjasa që të jemi duke marrë më shumë kalori nga sa nevojitemi. Është e nevojshme të hamë ngadalë dhe t’i japim kohë sinjaleve të brendshme të na udhëzojnë siç duhet.
Konsumi i ëmbëlsirave
Konsumi i sheqerit të thjeshtë, sidomos me stomakun bosh, shkakton rritje të menjëhershme të insulinës, e cila e ul sheqerin më shumë seç duhet nga qarkullimi. Kur nivelet e sheqerit bien në gjak, truri ynë alarmohet dhe menjëherë jep “urdhër” të konsumohet sheqer për të stabilizuar gliceminë. Por ky është një alarm fals, pasi nëse presim disa minuta sheqeri do të stabilizohet vetevetiu me mekanizmat fiziologjik të rregullimit të tij. Është logjike të kuptojmë se pas konsumit të një ëmbëlsire apo të një vakti të pasur në karbohidrate të thjeshtë, siç janë makaronat apo orizi, nuk ka nevojë më për sheqer tjetër, për të paktën disa orë!
Mungesa e yndyrave dhe/ose proteinave në ushqim
Ushqimi i varfër në yndyra dhe proteina e lë organizmin të paplotësuar dhe sensori i urisë rri “i ndezur”. Marrja e yndyrave esenciale si vaji i ullirit, gjalpi i bagëtive të rritura me gjelbërim, avokado, arrat, bajamet dhe farat e ndryshme ndihmon të ndihemi më shpejt të ngopur, ndërsa marrja e proteinave në çdo vakt ndihmon që ngopja të zgjasë më shumë.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...