Hurmat e Arabisë janë shumë të rëndësishme për personat që mbajnë ramazan jo vetëm për faktin se për këtë produkt janë shkruar disa vargje në Kuran, por edhe për faktin se ato përmbajnë shumë veti ushqyese dhe ju japin një sërë përfitimesh shëndetësore.
Sipas studimeve shkencore thuhet se hurmat e Arabisë janë përdorur për mijëra vjet gjatë muajit të ramazanit dhe jo vetëm. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale të shumta, kanë në perbërje hekur, kalium, fibra dhe sheqerna natyrale gjithashtu.
Ja pse duhet të konsumoni hurma Arabie në Iftar:
Hurma arabie ne iftar janë të pasura me fibra dhe ju mbajtë të ngopur për një kohë të gjatë.
Ju japin energji për pjesën tjetër të ditës sepse janë të pasura me sheqer natyral.
Stimulojnë qelizat e trurit.
Parandalojnë kapsllëkun sepse janë të pasura me fibra.
Ju japin ndjenjën e kënaqësisë dhe zëvëndësojnë shumë mirë ëmbëlsirat që mund t’ju japin kalori të tepërta dhe të panevojshme.
Përveç këtyre, sipas një studimi të kryer në Universitetin Qassim, Arabi Saudite, u konstatua se hurmat e Arabisë përmirësojnë sistemin tretës, parandalojnë acarimet e frymëmarrjes, ulin kolesterolin e keq në gjak, përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...