Por studiues të ndryshëm kanë ndërmarrë studime për të mos e parë këtë thjesht si një rastësi. Një studim i ri, rezultatet e të cilit janë pasqyruar në faqen e “Huffington Post” në Amerikë, tregon se dallimet mes jetëgjatësisë së burrave dhe grave filluan të shfaqeshin në fund të 1800-es.
Për të realizuar hulumtimin, studiuesit analizuan informacionin e siguruar nga njerëz të lindur në mes të 1800 dhe 1935, në 13 vende të zhvilluara. Hulumtuesit gjetën se gjatë kësaj periudhe, norma e vdekjes në mes burrave dhe grave ishte e ulët. Por, duke filluar në 1880, norma e vdekjes ra me ritme shumë më të shpejta në mesin e grave, duke çuar në dallimet në normat e vdekshmëris mes sekseve.
Sipas hulumtuesve, edhe pse jetëgjatësia më e madhe tek grate shihet si normale në ditët e sotme , ajo është në fakt një dukuri relativisht e re demografike që u shfaq në mesin e njerëzve të lindur në fund të shekullit të 19-të.
Për shembull, në mesin e njerëzve të lindur para 1840, normat e vdekjes ishin gati të njëjta për burrat dhe gratë e një moshe të caktuar. Ndërsa më vonë, për njerëzit e lindur në mes 1880 dhe 1899, normat e vdekjes për burrat e moshave 50 deri në 70 ishin 1.5 herë më të mëdha se ato për femrat e së njëjtës moshë.
Ndërsa sipas të njëjtit studim, në mesin e njerëzve të lindur pas 1900, norma e vdekjeve të meshkujve 50 dhe 70-vjeçar ishte dyfishi i femrave të së njëjtës moshë. Përsa i përket shkaqeve të vdekjes, sëmundjet kardiovaskulare shihen si shkaku kryesor i normave më të larta të vdekjeve tek meshkujt. Goditjet nga sëmundjet e zemrës llogariten si shkaktare të vdekjeve për më shumë se 40 për qind te meshkujve, kundrejt vdekshmërisë së femrave.
U vu re që njerëzit ishin shumë të prekshëm nga sëmundjet kardiovaskulare, kur sensibiliteti nga shkaqe të tjera, të tilla si infeksionet, filloi të bjerë- shprehen studiuesit.
Yndyra e trupit ka tendencë që të shpërndahet në mënyra të ndryshme mbi trupat e burrave në krahasim me të grave, çka i bën burrat më të prekshëm nga rritja e peshës. Hulumtuesit i kanë publikuar rezultatet e studimit në revistën “Proceedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave.
Studimet e ardhshme do të mund të vënë në dukje dallimet e tjera midis gjinive, duke përfshirë dhe ndryshimet gjenetike, që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e rrezikut të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës – konkludojnë studiuesit.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...