Dita e Gënjeshtrave, dikur ka qene dita e Vitit të ri. Me ndryshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, disa njerëz ende vazhduan ta festonin 1 prillin si ditën e parë të vitit, duke gënjyer veten, ndërsa të tjerët, që kishin pranuar ndryshimin e kalendarit, filluan të talleshin me ta.
Një tjetër legjendë thotë se kjo praktikë filloi gjatë sundimit të Kostandinit, kur një i hokatar i tha perandorit romak se ai mund të bënte punë më të mirë për drejtimin e perandorisë. Konstantini qeshi dhe e lejoi shakaxhiun e quajtur Kugel të bëhej perandor për një ditë, më 1 prill. Dhe Kugeli e shpalli atë Ditën kur njerëzit mund të bënin çdo shaka e të thonin çdo gjë të vërtetë ose jo.
Ky shpjegim nga Joseph Boskin, profesor i historisë në Universitetin e Bostonit, u botua nga Associated Press dhe u shtyp nga shumë gazeta më 1 prill të vitin 1983. Më pas, profesor Boskin telefonoi redaktorin dhe i tha se e kishte sajuar ngjarjen me rastin e Ditës së Gënjeshtrave. U deshën disa javë që agjencia e njohur e lajmeve AP të kuptonte se ajo vetë kishte qenë viktima e një gënjeshtre të 1 Prillit, dhe u kërkoi ndjesë lexuesve.
527 – Perandori Bizantin Justin I emëron si bashkë-perandor dhe pasardhës në fron nipin e tij Justinian, i cili më vonë do të njihej si Justiniani i Madh. Justiniani (ilir) krijoi Kodin Civil dhe urdhëroi ndërtimin e katedrales Hagia Sofia në Kostandinopojë. Më 535, ai dekretoi themelimin e qytetit Justiniana Prima, duke e bërë atë kryeqytetin e prefekturës së Ilirisë në vend të Selanikut. Një epidemi murtaje shënoi fillimin e fundit të epokës së tij. Justiniani konsiderohet shenjt mes të krishterëve ortodoks. Ai përkujtohet edhe nga Kisha Luterane, çdo 14 nëntor.
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...