Simbolika e traditës për ta mbuluar fytyrën në ditën e martesës. Kemi parë se edhe tek ne është bërë zakon që nusja në ditën e martesës ta mbulojë fytyrën me një shami të kuqe apo më një material transparent nga pjesa e vellos së saj dhe sipas zakonit burri i saj është personi i parë që ia largon mbulesën nga fytyra. Mirë, kështu më parë kemi gjetur se pse nuset në ceremoninë martesore vishen me të bardha, tani si dhe pse ka mbetur tradita e të mbuluarit të fytyrës do ta kuptojmë në vazhdim.
Dramatike, elegante, por ndoshta shumë irrituese në praktikë. Pse i veshin ato? Çfarë do të thotë?
Mbulesa e fytyrës në dasma filloi si një gjë në kohët romake, kur nuset ishin të mbuluara nga koka deri te këmbët me një vello masiv të quajtur “flammeum’.
Pse? Sepse romakët ishin të frikësuar nga shpirtërat e këqij në ceremoninë për të mallkuar çiftin.
Arsye tjetër ishte se në dasma e hershme, kur martesa bëhej tërësisht nëpërmjet etërve, me nusen e dhënë larg në këmbim të parave dhe mallrave, baballarët duke i dhënë vajzat e tyre kanë kërkuar t’ia fshehin fytyrën vajzave deri në minutën e fundit, në mënyrë që një nuse më pak tërheqës nuk do ta prishë marreveshjen. Sa e ëmbël! Kjo përfundimisht u shndërrua në traditën e “bukur” që dekreton se njerëzit nuk mund ta shohin nusen e tyre para martesës. Romantike, huh?
Për disa të tjerë kjo mbulesë simbolizonte se nusja është e virgjër. Ndërsa në besimin hebre, perdet apo mbulesa e fytyrës simbolizon që dhëndëri nuk martohet për shkak të asaj se si nusja duket. Me këtë ai thotë “Të dua aq shumë, unë do të martohem edhe në qoftë se nuk mund të shoh fytyrën tuaj”
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...