ruri ynë është i programuar për të identifikuar kërcënimet. Titujt negativë u bien këmbanave të alarmit në amigdalën tonë, sistemin paralajmërues të trurit dhe kështu instinkti ynë i mbijetesës futet në punë.
Për shembull, ndihemi sikur ne duhet të dimë detajet e frikshme të një vrasjeje, si një përpjekje për të parandaluar që kjo të ndodhë tek ne ose familja jonë. Ne duhet të dimë nëse duhet të ndryshojmë diçka në jetën tonë, për të ndihmuar në parandalimin e rrezikut të menjëhershëm.
Nuk ka shumë rëndësi nëse kërcënimi është i vërtetë dhe ai po ndodh, apo nëse është hipotetik dhe po e lexoni në internet; truri e ka nxitur tashmë interesin tuaj.
Nga pikëpamja e evolucionit, ne kemi më shumë për të humbur nga neglizhimi i kërcënimeve sesa kemi për të fituar duke “u zhytur në lajme të mira”. Kjo është arsyeja pse studimet thonë që publiku në fakt kërkon lajme të këqija.
Nëse titujt tronditës shesin gazeta, atëherë kjo do të thotë që gazetat do të shtypen në më shumë kopje. Ka patur gjithmonë thirrje për mediat, që të raportojnë lajmin e mirë në krah të lajmeve të këqija – por në një kohë kur artikujt tronditës kanë një raport 17:1 me ata të mirë, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Njerëzit thonë se duan të lexojnë lajme të mira, por njerëzit gjithashtu gënjejnë. Kështu studiuesit Marc Trussler dhe Stuart Soroka zhvilluan një eksperiment bazuar në mashtrime.
Të intervistuarve u thanë që do të shihnin një video dhe do të gjurmonin lëvizjet e syve. Por para se kjo të ndodhte, një aparat fotografik duhet të bënte matjet bazë të syrit. Për të arritur këtë, ata duhej të lexonin diçka në thellësi. U prezantuan disa artikuj dhe atyre iu tha që të lexonin me kujdes çdo gjë që u interesonte./arbresh.info
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...