Google ADS

Ja parashikimet e Vangas për njerëzimin

08:30 | 17 Maj 2016
Arbresh.info

Nëse u keni besuar parashikimeve të Nostradamusit, atëherë me siguri keni dëgjuar edhe një emër tjetër të njohur për parashikime. Është kjo Vangelia Pandeva, që njihet si ‘Vanga’, që nga shekulli XX në Bullgari.

Thuhet se në parashikimet e bëra nga Vanga ka pasur 85 për qind saktësi dhe ato kanë ndikuar në tërë njerëzimin.

Disa parashikime të bëra nga Vanga para vdekjes së saj në vitin 1996 kanë qenë shumë interesante dhe nuk duhet të injorohen.

Por, parashikimet e bëra nga ajo, sa ofronin siguri për të, aq paraqitnin edhe rrezik. Në vitin 1952, ajo kishte parashikuar vdekjen e Stalinit, për çka ishte arrestuar dhe ishte mbajtur në burg për një kohë të shkurtër. Por, parashikimet e saj rezultuan të sakta, pasi që në vitin 1953 vdiq Stalini. Ashtu siç Vanga e kishte parashikuar, në vitin 1944, Bullgaria u bë një vend socialist, ku në Sofje u ngrit flamuri i kuq.

Ajo kishte parashikuar edhe sulmin e 11 shtatorit në Kullat Binjake, cunamin e vitit 2004, pranverën arabe dhe luftën e ISIS-it.

Parashikimet e saj bëhen edhe më befasuese dhe të besueshme me luftën, për të cilën kishte thënë se do të ndodh në vitin 2016 mes ekstremistëve islamë në Siri, e eventualisht edhe në Evropë. Thuhet se në parashikimit e saj, ajo kishte përmendur disa herë luftën mes myslimanëve.

Ajo po ashtu kishte parashikuar se presidenti i 44 –të i SHBA-ve do të jetë afro-amerikan, por sipas saj, do të ishte presidenti i fundit amerikan që bota do të shoh.

Në vitin 1979, ajo kishte parashikuar edhe fuqinë e Rusisë në krye me Vladimir Putinin. Sipas raporteve të nxjerra, askush nuk do të mund ta ndalojë Rusinë.

Ja edhe disa nga parashikimet e tjera të Vangas:

2016: Myslimanët do të pushtojë Evropën

2023: Orbita e Tokës do të pësojë ndryshime të mëdha

2025: Si pasojë e luftërave, popullsia e Evropës do të fillojë të asgjësohet, duke arritur pothuajse në zero.

2028: Udhëtimit në Venerë në përpjekje të sigurimit të burimeve të tjera të energjisë

2033: Shkrirja e poleve do të shkaktojë rritjen e nivelit të ujit

2043: Evropa do të vendoset nën sundimin islam

2066: Një armë e re kimike do të përdoret nga Amerika në përpjekje për të rimarrë Romën, e cila do të shndërrohet në kryeqytet islam.

2076: Komunizmi do të shtrihet në tërë botën.

Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve, sipas Vangas, ka ende shpresë. Ajo parashikoi se në vitin 3797, Toka nuk do të jetë më, por njerëzimi do të avancohet aq shumë, sa do të gjejë një strehë të re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme