Gangsterët janë anëtarë të bandave ose organizatave profesionale kriminale që janë të njohura për përfshirjen e tyre në kryerjen e akteve të ndaluara nga ligji, veçanërisht vrasjeve.
Për shumë dekada, këta njerëz kanë qenë aktivë në disa zona të botës, si në Europë, Azi, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine. Shumë prej këtyre banditëve kanë marrë famë, për numrin e shumtë të vrasjeve që kanë bërë në të kaluarën, mënyrën se si i vrisnin viktimat e tyre, ose për rëndësinë e njerëzve që ata vrisnin. Këta gangsterë zgjedhin të bëhen pjesë e bandave sepse kjo u ofron atyre mbështetje, gjë të cilën nuk e kanë kur veprojnë vetëm. Kjo është lista e 30 gangsterëve më famëkeq në histori.
Jack Diamond
Gangsteri amerikano-irlandez Jack Diamond, më shumë i njohur me nofkën “Xhentëllmeni Xhek”, ishte një kontrabandist operimet e të cilit ishin të fokusuar kryesisht në Filadelfia. Ai ishte mik i ngushtë i një gangsteri tjetër famëkeq dhe lojtarit të pokerit, Arnold Rothstein. Ndërsa ai mbikëqyrte shitjet e alkoolit në Manhatan, Diamond pati një konflikt me Dutch Schultz dhe bandat e tjera të qytetit. Ai u përfshi në një seri rrëmbimesh në Manhatan. Diamond vdiq pasi u qëllua nga armiqtë e tij në dalje të Nju Jorkut.
Tom Devaney
Një kriminel me bazë në Nju Jork, Tom Devaney ishte një njeri rëndësishëm për familjen kriminale Genovese në vitet 60’ dhe 70’. Ai gjithashtu drejtoi luftën kundër bandës së James Coonan, një krimineli amerikano-irlandez në Manhatan. George Barone, së bashku me Joe Sullivan, e vranë Tom Devany-n në qendër të Manhattan-it. Me vdekjen e tij, ishte Mickey Spillane ai që do të merrte kryesimin.
James Coonan
Një kriminel amerikano-irlandez që operonte ënë Nju Jork, Manhatan, “Jimmy C” u bë gangster pasi ai vendosi të organizonte skuadrën e vet kriminale për të marrë hakun e të atit, që u rrëmbye dhe u vra nga krimineli i mirënjohur në vitet 60’, Mickey Spillane. Ai u dënua me burgim për 75 vjet pasi u gjetën prova se ishte fajtor për vrasjen e Harlod Ëhitehead.
Daëood Ibrahim
Njeri që fshihej pas sindikatës së krimit të organizuar indian, i njohur si “D-Company”, Daëood Ibrahim është në krye të një perandori të madhe të jashtëligjshme në Indi. Ai besohet se ka organizuar dhe financuar bombardimet në Bombei në vitin 1993, një seri me 13 shpërthime që lanë 250 viktima secili. Ai kishte lidhje të ngushta me Osama bin Ladenin e Al Kaedës dhe aktualisht është njeriu më i kërkuar në Indi.
Vëllezërit Kray
Reginald Kray dhe Ronald Kray, ishin vëllezër binjakë dhe gangsterë anglezë të cilët organizua një seri krimesh në Londrën Lindore. Fillimisht ata u përfshinë në grabitje të shumta, sulme, si edhe në vrasjen e kriminelit të njohur në Londër, Jack McVitie. Edhe pse ishin kriminelët më të frikshëm të kohës së tyre, binjakët u bënë persona shumë të famshëm në SHBA në vitet 60’.
Demetrius Flenory
I njohur si “Black Meech” në disa qarqe të Atlantas, Demetrius Flenory, ishte një nga themeluesit e Black Mafia Family, një organizatë e madhe e trafikimit të drogës që kryesisht operonte në Detroit e më pas u zgjerua për në Atlanta dhe Los Anxheles. Ai ishte një trafikant kokaine i dënuar në SHBA për dy dekada dhe identifikohej si një nga trafikantët me fitime më të mëdha në historinë e vendit.
Joaquin Guzman
Lordi meksikan i drogës, Joaquin Archivaldo Guzman Loera kryesoi Kartelin Sinaloa, një sindikatë e krimit të organizuar dhe grup trafikues droge që operonte në Meksikë. Karteli më pas u njoh edhe me emrin “Organizata Guzman”, pra me mbiemrin e liderit të saj. Para arrestimit ai ishte një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë që nga viti 2009, me një vlerë pasurie prej 1 bilion dollarësh. Revista Forbes e etiketoi atë si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë.
James Burke
I njohur si “Irlandezi”, gangsteri amerikano-irlandez James Burke ishte kreu i familjes kriminale Luchesse në vitet 70’ dhe u akuzua për përfshirje në vrasjen brutale të një numri të madh njerëzish. Besohet se ai organizoi një grabitje të madhe në Aeroportin Ndërkombëtar John Kennedy në vitin 1978 që i shtoi llogarisë së tij një shumë prej 2 mln dollarësh.
Vito Genovese
Gangsteri që e arriti kulmin e popullaritetit të tij gjatë Luftës Castellammarese në vitin 1930, Vito Genovese ishte një kriminel italo-amerikan që kryesoi familjen mafioze Genovese. Ai ishte mentor i pasardhësit të tij në udhëheqjen e familjes, Vincent Gigante. Në vitin 1931 gjatë luftës, ai bëri një komplot për vrasjen e Salvatore Maranzano-s me ndihmën e Luciano-s. Ai u zhvendos në Italia dhe udhëhiqte operimet e tregut të zi të një perandorie kumari.
Meyer Lansky
Gangsteri polak i cili njihet si llogaritari i organizatën kriminale, Meyer Lensky ishte një nga figurat kryesore të krimit të organizuar që zhvilloi Sindikatën Kombtare të Krimit në SHBA. Ai ishte një nga gangsterët më të pushtetshëm dhe famëkeq të shekullit 20 dhe luajti një rol të madh në operimet e Mafias Italiane. Ai zhvilloi dhe operoi në disa nga perandoritë më të mëdha të kumarit në SHBA.
Jacques Mesrine
I njohur si krimineli modern i historisë moderne të Francës, Jacques Mesrine u përfshi në një numër të madh vjedhje bankash, vrasjesh, rrëmbimesh në SHBA, Kanada dhe Francë gjatë shekullit 20. Ai gjithashtu njihej si “Njeriu me 1000 fytyra” për shkak të ndryshimit të fytyrës në çdo operim. Ai u burgos disa herë por ai gjithnjë arrinte të arratisej, maje edhe vrau gjykatësit që e dënuan atë.
James Ëhitey Bulger
Një gangster famëkeq i bazuar në Bostonin Jugor, James Ëhitney Bulger ishte një bandit social që vepronte pak a shumë si Robin Hood. Ai ia dedikoi jetën mbrojtjes nga krimi organizuar. Qëllimi i tij ishte të vihej në ndjekje dhe të vriste lordët e drogës dhe kumarxhinjve ilegalë. Në vitin 2011, ai u arrestua për përfshirjen e tij në një konspiracion për kryerjen e mashtrimit të identitetit dhe ishte një ndër 10 më të kërkuarit e FBI-së.
Anthony Accardo
Me nofkën Joe Batters ose Big Tuna, Anthony Accardo nga të qenurit një vagabond i njohur u kthye në kreun e sindikatës së krimit në Çikago. Kjo organizatë kriminale e rritur në pushtet gjatë qëndrimit të tij, zgjeroi operimet në disa territore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa muaj përpara vdekjes së tij, ai vrau tre hajdutë që u përpoqën ta vidhnin atë. Anthony i vari ata, dhe u preu fytet.
Bugsy Siegel
Bugsy Siegel ishte një kriminel amerikan që udhëhoqi familjen mafioze Genovese. Ai është i njohur si një ndër gangsterët më të frikshëm të kohës së tij, për shkak të mizorive kundrejt bashkëpunëtorëve. Në vitin 1940 ai kontrolloi dhe financoi disa kazino në Las Vegas dhe u bë kontrabandist pijesh alkoolike. Bugsy vrau vëllezërit Fabrizzo dhe rivalët e tij të kredisë, vëllezërit Amberg.
Carlo Gambino
Mafiozi Sicilian, Don Carlo Gambino ishte kreu i familjes së njohur mafioze Gambino. Në vitin 1957, ai ishte gjithashtu në krye të Komisionit të Mafias Amerikane, një shoqëri kriminale italo-amerikane që operonte në mënyrë të ngjashme mafian siçiliane. Ai u ngrit kundër grupit Anastasia në vitet 60 dhe e zgjeroi pushtetin e tij në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara derisa arriti të kontrollonte 90% të porteve në Nju Jork duke fituar miliona. Familja e tij kriminale ishte më e fuqishmja në atë kohë në Manhatan.
John Dillinger
Gjatë jetës së tij, John Dillinger u përfshi në disa krime të ndryshme. Midis tyre edhe grabitjen e 25 bankave dhe rajoneve policore në Shtetet e Bashkuara. Ai u përfshi edhe në vrasjen e disa njerëzve në Çikagon Lindore, Indiana. Dillinger e rriti popullaritetin e tij gjatë periudhës së Depresionit të Madh në SHBA, dhe konsiderohej si më famëkeqi i të gjithë kriminelëve në vend. Ai organizonte krimin dhe luftonte kokë më kokë me FBI-në.
Bernardo Provenzano
Për 40 vjet me radhë ka qenë kapo misterioz i “Cosa nostra”. Bernardo Provenzano, ose i ashtuquajturi “zu Binnu”, por i njohur edhe me nofkën “u tratturi”, super bos si dhe drejtuesi më me jetëgjatësi në historinë e mafias është arrestuar para disa vitesh nga policia italiane. Fytyra e tij për afro një dekadë për drejtësinë ka qenë si një fantazmë. Pas arrestimit të Toto Rina, në janar të 93, i ka takuar Provenzano, detyra e drejtimit të “Cosa Nostra”-s. Ai cilësohet si një nga mafiozët më inteligjentë që ka pasur ndonjëherë mafia.
Frank Costello
I njohur si “Kryeministri”, Frank Costello ishte bos i krimit dhe një kriminel italian që njihej për popullaritetin e tij si një ndër liderët e grupeve kriminale më të rrezikshëm në SHBA, veçanërisht në Nju Jork. Ai gjithashtu kryesoi Bandën e Zonës Lindore në Manhatan ndërsa punonte për disa grupe të tjera të njohura. Costello, bashkë me Lucianon, u bënë pjesë e Familjes së madhe Mafioze Siçiliane dhe u përfshinë në operacionet e prodhimit të rumit.
Joseph Bonanno
I lindur në vitin 1905, Bonanno u rrit në Sicili, në vendlindjen e tij dhe ngeli jetim kur ishte 15 vjeç. Ai u largua nga Italia në kohën e fuqizimit të Musolinit dhe bëri një qëndresë të vogël në Kubë, para se të arrinte në USA, në moshën 19-vjeçare. Ai u bashkua me mafian si mënyrë për të luftuar Musolinin. Pseudonimi i tij ishte Joey Bananas. Ai u bashkua me Salvatore Maranzano. Bonanno u bë kryetari i njërës prej familjeve mafioze. Ai e zgjeroi biznesin e tij të ligjshëm me shumë baxho djathi, punishte veshmbathjesh dhe sipërmarrje funerale. Kjo e fundit ishte mënyra perfekte për të zhdukur kufomat e armiqve. Por planet për të zhdukur familjet e tjera rivale u kthyen kundër tij dhe Bonanno u mor peng për 19 ditë derisa ra dakord që të dilte në pension dhe të hiqte dorë nga mafia.
Arnold Rothstein
Një biznesmen dhe kumarist, gangsteri amerikan Arnold Rothstein ishte organizatori i korrupsionit në botën sportive, sidomos në fiksimin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Bejsbollit në vitin 1919. I njohur si “Truri” Rothstein ishte gjithashtu babai i një prej grupeve kriminale hebre në Nju Jork. Ai themeloi një kazino dhe u përfshi edhe në botën e kontrabandës.
Semion Mogilevich
I quajtur “Zoti Mençuria” (ai ka një diplomë Ekonomiku), gangsteri mafioz, është kryetari i krimit të organizuar në Ukrainë; dhe që besohet nga agjencitë ndërkombëtare se është “bosi i bosave” të mafias ruse në botë. Ai ishte i përfshirë në gjithçka duke filluar nga një kompani me bazë në Pensilvani që mashtroi investitorët e Europës Lindore për një tregti gazi me një vlerë prej 150 milion dollarësh. Krimet e tij përfshijnë gjithashtu vrasje, tregti armësh dhe trafikim droge. Ai besohet se ka urdhëruar vrasjen e shumë kundërshtarëve të tij në botë. Mogilevich u arrestua në Moskë në 2008 për evazion fiskal; por në sajë të zgjuarsisë dhe dinakërisë së tij ai arriti të lirohej në vitin në vijim.
Jesse Ëoodson
Një lider bande që u përfshi në disa grabitje bankash, trenash dhe vrasje, Jesse Ëoodson ishte anëtari më i famshëm i bandës që mbante emrin e tij në shekullin 19. Gjatë Luftës Civile ai krahasohej me Robin Hudin e kohëve moderne. Jesse besohet se ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në shumë mizori të kryera kundër ushtarëve të Unionit gjatë Luftës Civile.
Enoch Johnson
I njohur si udhëheqësi i makinerisë politike që sundoi qeverinë e Atlantic City, Nju Xhersi, Enoch Leëis Johnson filloi të rrisë pushtetin e tij kur u zgjodh sherif i Komitetit Meksikan i Republikës së Atlantic City. Ai udhëhoqi një organizatë famëkeqe të përfshirë në prostitucion dhe kumar dhe ishte avokat i industrisë në Shtete të Bashkuara.
Lucky Luciano
Një kriminel amerikan, Lucky Luciano njihet si babai i krimit të organizuar modern në SHBA, dhe ishte përgjegjës për ndarjen e vendit në 5 familje të mëdha mafioze. Ai njihet edhe themelues i Komisionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kreu i familjes mafioze Genovese. Amerikanët e njohin sot si themeluesi i Sindikatës së Krimit Kombëtar në SHBA. Ai u arrestua dhe u dënua me 30-50 vjet burgim, por më pas u ekstradua në Itali në vitin 1936. Ai ishte aq i fuqishëm sa që inteligjenca e ushtrisë amerikane, kur hyri ushtria amerikane në Itali, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkoi ndihmën e tij. Ai vdiq nga një infarkt në vitin 1962
Salvatore Rina
Mafiozi siçilian Salvatore Rina u arrestua janar të 1993 për krimet e kryera për më shumë se 20 vjet, si bos i mafias siçiliane. Ai kërkohej për vrasjen e më shumë se 100 personave të kryera gjatë kohës që ngjiste shkallët e karrierës kriminale. I njohur si “Toto”, thuhet se ai e nisi karrierën si vrasës me pagesë. Ai u arratis në 1969 pasi u akuzua për vrasje të trefishtë. Por kjo nuk e ndaloi atë që të vazhdonte aktivitetin kriminal dhe luftërat mafioze në Siçili në 1980, ku humbën jetën mijëra njerëz dhe arriti të vendosej në krye të organizatës. Rina u dënua me burgim të përjetshëm; dënimi më i rëndë i dhënë në Itali. Cilësohet si mafiozi më i madh i historisë së Cosa Nostra-s italiane.
Ksie Kajping
Me siguri keni dëgjuar për Kumbarin. Tashmë mund të njiheni dhe me Kumbarën. Në Kongkuing, një qytet i madh në Kinë, me një popullsi prej afërsisht 30 milion banorësh, Ksie Kajping ndikoi fuqishëm në vend, për shumë vite. Një operacion antikrim i Pekinit në Kongkuing, ndaj mafias në 2009 tregoi se si Ksie, për vite të tëra, kishte drejtuar marrëveshje ilegale kumari ndërkohë që ruante lidhjet me policinë lokale dhe zyrtarë qeveritarë. Ajo zotëronte makina dhe vila të shumta luksoze dhe krenohej për haremin e saj ku qëndronin 16 djem të rinj. Ksie, 46 vjeçare, që ngjan më shumë me një kryeinfermiere se një femër kriminele, eventualisht u dënua me 18 vjet burg. Historitë rreth pushtetit dhe fuqisë së saj u bënë pjesë e programeve të shumta mediatike.
John Gotti
Ai është konsideruar gjerësisht si krimineli i fundit i stilit hollivudian, një njeri që shkonte në sallën e gjyqit dhe dilte sërish, i pafajshëm. “Zoti i modës” ishte bosi kriminal i familjes Gambino në mes të viteve ’80, dhe shpejt u bë i njohur si “Zoti Rezistenca” për shkak të aftësisë së tij për t’iu shmangur burgut. Akuzat, thuhej nga njerëzit e thjeshtë, nuk zgjidhnin gjë në rastin e tij. Kjo ishte deri në momentin që FBI–ja zbuloi një kryqëzatë të organizuar nga Goti, duke bërë që ai të arrestohej dhe të akuzohej për krime të ndryshme, duke përfshirë kontrabandë dhe vrasje. Eventualisht ai u dënua me burgim të përjetshëm në 1992 dhe qëndroi në burg deri në ditën e vdekjes së tij, të shkaktuar nga kanceri një dekadë më vonë.
Al Capone
Më shumë i njohur si “Njeriu me shenjë”, Al Capone ishte një gangster amerikan që ia dedikoi jetën e tij kontrabandës së pijeve dhe prostitucionit. Në një moshë fare të re, ai u bë anëtar i një bande në Nju Jork dhe merrej me aktivitete të ndryshme ilegale. I njohur për inteligjencën e tij të jashtëzakonshme, për dëshirën për të qenë i famshëm, ai njihej gjithashtu edhe si një person jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ekstremisht i dhunshëm. Orkestrimi i masakrës së Shën Valentinit në vitin 1929, në të cilin u vranë qindra mafiozë rivalë, e vërteton këtë tipar të tijin. Disa vite përpara se të vdiste, ai kryesoi një sindikatë të madhe krimi dhe u burgos nën akuzën e evazionit të taksave.
Griselda Blanco
E njohur si “Kumbara e Kokainës”, Griselda Blanco është një pioniere e tregtisë më të madhe të drogës në Majemi. Ajo e harxhoi fëmijërinë dhe adoleshencën e saj si një hajdute xhepash dhe prostitutë. Kur u rrit, ajo u padit nën akuzën e konspiracionit të drogës dhe u dënua me 10 vjet. Brenda burgut të Majemit, ajo vazhdoi të drejtonte biznesin e saj të kokainës me ndihmën e anëtarëve sekret.
Pablo Escobar
Lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar kontrolli disa perandori droge dhe vrau mijëra njerëz në të gjithë botën. Ai udhëhoqi një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të frikshme në histori. Pablo zotëronte pushtet në disa rezidenca, linja ajrore dhe banda ushtarësh dhe kriminelësh. Ai punësoi disa vrarës për të vrarë oficerët e policisë që viheshin në ndjekje të tij dhe i paguante ata me miliona. Norma e krimit në Kolumbi u rrit ndjeshëm gjatë kohës së tij.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...