Qyteti i Milanos në Itali kryeson listën e qyteteve më të shtrenjta në botë për të kaluar një fundjavë, thotë një studim i ri nga Deutsche Bank. Sondazhi rendit 25 qytetet më të shtrenjta në botë, ku mund të kaloni në fund të javës.
Milano është qendra e modës, restorante të shtrenjta me yje, një qytet që do të gjeni kafene të modës, përcjell albinfo.ch. Sipas hulumtimeve nga Deutsche Bank, në qytetin e shtrenjë do të paguani për të fjetur dy net në një hotel me pesë yje, do të paguani makaronat në një restorant të mirë, por të shtrenjtë, dhe do të paguani një veturë për dy ditë. Rezultatet e sondazhit sugjerojnë se fundjava në Milano do të kushtojë rreth 2092 dollarë.
E dyta renditet Kopenhaga, Cyrihu i treti. Një fundjavë luksoze përsëri në Londër kushton rreth 1.920 dollarë (vendi i 4-t), ndërsa fundjava në Nju-Jork do të kushtojë 1,664 dollarë (pozita e 7-të). Një fundjavë luksoze, por të lirë mund të kaloni në Xhakartë, e cila është renditur në vendin e 25-të me 1,270 dollarë për një fundjavë.
Përfundon intervistimi i Dejona Mihailit, nuk flet për media
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...