Pas Islandës vjen Zelanda e Re, Portugalia, Austria, Danimarka dhe Republika Çeke.
Sllovenia është në vendin e shtatë, në vendin e tetë Kanadaja, ndërsa Zvicra vjen në pozicionin e nëntë dhe Japonia e Irlanda në vendin e dhjetë.
Në vendin e fundit është Siria, e paraprirë nga Afganistani, Iraku, Sudanin Jugor dhe Jemeni.
Maqedonia është e 102-ta, e fundit nga vendet e rajonit. Vendi ka lëvizur për shtatë vende në krahasim me raportin e vitit të kaluar.
Në rajon vendi më paqësor është Sllovenia, ndërsa në rang botëror është në vendin e shtatë, e 31-ta është Kroacia, e 28-ta Bullgaria, e 56-ta Serbia, e 57-ta Shqipëria, e 67-ta Mali i Zi, e 84-ta BH-ja.
Islanda është vendi i pari që nga viti 2008. Klasifikimi është bërë nga 163 vende, ku jetojnë 99.7 për qind e popullsisë së botës.
Gjithsej 93 vende kanë përmirësuar pozitat në Indeksin e Paqes për vitin e kaluar, derisa 68 prej tyre kanë përkeqësuar pozicionin e tyre.
Stabiliteti politik në Shtetet e Bashkuara ka rënë me 11 vende, pas fushatës presidenciale të Donald Trump-it.
Austria, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Belgjika janë përkeqësuar, për shkak të forcimit të partive populiste, por mbeten ndër më të lartat.
“Index World Peace” është përgatitur nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe në bazë të 23 treguesve, përfshirë rastet e lidhura me dhunën, nivelin e militarizimit, importit të armëve, numri i refugjatëve dhe numri i të vrarëve në konfliktet e brendshme.
Analiza tregon se përmbysjet politike në Shtetet e Bashkuara kanë krijuar paqëndrueshmëri serioze në Amerikën e Veriut në vitin 2016 dhe Lindja e Mesme pas valës së dhunës. Rivaliteti mes Arabisë Saudite dhe Iranit është përkeqësuar, gjendja në Lindjen e Mesme tashmë është e paqëndrueshme për shkak të luftës civile në Siri.
Tri vendet e këtij rajoni si më jostabile janë Siria, Iraku dhe Jemeni.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...