Ja cilat vende të botës kanë armë bërthamore

22:09 | 18 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore mund të ketë trefishin e numrit të armëve bërthamore, kanë vlerësuar ekseprtët, shkruan Washington Post.

Numërimi i ri vjen pas një raporti të korrikut të vitit 2017 të krijuar nga Agjencia Inteligjente e Mbrojtjes në SHBA.

Sipas WP deri në 60 armë bërthamore kontrollohen nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, tranmseton portali arbresh.info

Një raport i veçantë konfidencial i The Post gjithashtu sugjeron se kombi i izoluar tani përballet me 1 miliardë dollarë sanksione të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë testimet e fundit të raketave balistike tregojnë se raketat e tilla mund të arrijnë deri në Nju Jork ose në Uashington.

Lajmi vjen pas marrëdhënieve të tensionuara mes superfuqive bërthamore, SHBA-së dhe Rusisë, të cilat kanë arritur në pikën më të ulët të marrëdhënieve diplomatike, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe për shkak të akuzave se Rusia ka përdorur armë kimike në Siri.

Presidenti Donald Trump gjithashtu ka trashëguar një program prej 1 trilion dollarësh për të modernizuar armët bërthamore të SHBA-vë, ndërsa Rusia është duke e zvogëluar buxhetin e saj për të bërë të njejtën gjë me arsenalin e saj.

Më poshtë mund të gjeni hartën që tregon vlerësimet se cilat nga vendet e botës kanë më shumë armë bërthamore./Arbresh.info

nuck

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme