Instituti “Legatum” nga Londra ka publikuar listën e saj të vendeve me të zhvilluara në botë dhe sipas rënditjes së bërë, Zelanda e Re është vendi më i përparuar në botë.
Për vendet e renditura në lista janë përfshirë faktor të ndryshëm siç janë: kualiteti ekonomik, punësimi, mënyra e udhëheqjes së shtetit, arsimi, shëndetësia, siguria, liritë personale, kapitali social dhe mjedisi.
Pas Zelandës e re, pason Norvegjia, e cila në shtatë vitet e kaluara ka qenë në vendin e parë.
Në vendin e tretë është Finlanda, e pasuar nga Zvicra, Kanada, Australia, Holanda, Suedi, Danimarka dhe Britania e Madhe.
Është interesant se si vendet me të fuqishme në botë janë renditur poshtë në listë. SHBA-ja në vendin e 17-ta, derisa shumë keq qëndrojnë Rusia dhe Kina, në vendet 95 dhe 90.
Derisa në 20-shën e parë është gjendur Sllovenia (vendi i 20).
Për Kosovën dhe Bosnjën nuk ka të dhënë në këtë listë, ndërsa Shqipëria qëndron në vendin e 71-të. Serbia është e 66-të, Maqedonia e 53-ta, Kroacia 43, etj.
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë