Roli i kishës është para së gjithash adhurimi i Perëndisë. Kisha e parë përbëhej nga grupa besimtarësh që mblidheshin për adhurim dhe përmirësim shpirtëror në shtëpitë e individëve, e jo në ndërtesa të veçanta. Kështu, në qytete shumica e këtyre grupeve ose kishave mblidheshin në shtëpi. Ata mblidheshin fshehtazi, sepse lëvizja e tyre ishte ilegale në sy të autoriteteve romakë.
Ekzistojnë disa nga kishat më të çuditshme në botë që i ka krijuar vetë dora e njeriut.
Kisha Katskhi
Gjendet në Gjeorgji në maje të një shkembi 45 m të lartë dhe nuk ka asnjë rrugë kembesoresh që të çon aty. Mund të ngjitesh në një shkallë marinarësh.
Sedlec Ossuary ose Kisha e kockave
Është një kishë e zakonshme nga jashtë, që ndodhet në Republiken çeke, por ka një kambanare të çuditshme, përbërë nga kockat e 40.000 skeleteve. Për këtë arsye njihet si Kisha e Kockave.
Katedralja e Pemës
Kjo kishë u krijua nga artisti italian Giuliano Mauri dhe është një nga shembujt me mbresëlënës së arkitektures organike. Në 2001 kur filloi të mbillte fidanet e pare, artisti e shprehu dashurinë për natyrën me këtë kryevepër, por fatkeqësisht u nda nga jeta në 2009 duke mos e parë të finalizuar.
Cross Island Chapel
Kisha më e vogël në botë, Cross Island Chapel, është vendosur në një platformë në mes të një lumi. Ajo u ndërtua ne 1989. Ka sipërfaqe 1.6 m² dhe mund të hyjnë dy njerëz, dhe mund të shkohet vetëm me varkë.
Kisha e deborës
Kjo kishe u ndërtua në 2011, në pyjet e Bavarisë nga fshataret e Mitterfirmiansreut. Kisha ndriçohet nga një dritë ngjyre blu dhe u hap për Krishtlindje, me 28 Dhjetor 2011.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...