Njihen për luhatjet e humorit apo vetmitarë, por sipas Higher Perspective, kur vjen fjala për dashuri, Gaforres nuk ia merr asnjë shenjë tjetër.
Duke qenë natyrshëm të ndjeshëm e të dashur, njerëzit e shenjës së Gaforres janë shumë të veçantë kur vjen fjala tek dashuria.
Higher Perspective rendit edhe shtatë arsyet pse të kesh një të dashur të kësaj shenje, do të thotë se je një njeri me fat.
1. Gaforret janë njerëz të thellë
Njerëzit e Gaforres janë shumë shpirtërore dhe nuk i përjetojnë gjërat përciptazi. Këndvështrimi që kanë ndaj botës është më i thelluar, dhe të gjitha njohuritë që marrin gjatë një dite i ruajnë për të mos i harruar kurrë. Janë të mençur dhe dinë t’ju dhurojnë gjëra që nuk i kishit menduar ndonjëherë.
2. Gaforret janë udhëheqës me intuitë
Njerëzit e Gaforres janë liderë të lindur, duke e ditur gjithnjë çfarë dhe kur ta thonë. Të tjerët zakonisht u drejtohen Gaforreve kur ndihen keq, kur kanë ndonjë problem, sepse një Gaforre e ka gjithnjë një fjalë të mirë për t’ua ngritur moralin. Ata dinë të nxjerrin anën më të mirë tek të tjerët, sepse i shikojnë njerëzit me sy shumë pozitiv.
3. Gaforret kanë nevojë për hapësira ku të jenë vetëm
Kur një Gaforre do të jetë vetëm, lëre. Është koha e tij, e njëkohësisht koha juaj për të shijuar vetminë. Pak kohë e lirë nga njëri-tjetri nuk i bën keq asnjë çifti apo jo?
4. Imagjinata e tyre është e paparashikueshme
Imagjinatë e shfrenuar: Kjo e përshkruan një Gaforre më së miri. Nuk ka kufij për krijimtarinë e tyre, dhe kjo është diçka që e bën akoma më tërheqëse një marrëdhënie me ta. Ju nuk mund ta dini kurrë se çfarë do të bëjë, ku do t’ju çojë, dhurata që ju ka rezervuar për ditëlindje… Është një paketë surprizash!
5. Konfliktet e brendshme janë të aftë t’i zgjidhin vetë
Janë të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm: Kanë prirjen për t’i mbajtur ndjenjat brenda, veçanërisht ato që i shqetësojnë, por gjithashtu janë të pajisur me një aftësi të veçantë rigjeneruese, citon Anabel. Nuk janë qaramanë që kapen pas dikujt tjetër sa herë kanë një problem, përkundrazi! Është një ndër vetitë më të spikatura të kësaj shenje.
6. Gaforret janë besnike dhe u qëndrojnë shumë pranë njerëzve që duan
Nëse një Gaforre ju do, do të thotë se nuk ka për t’ju lënë asnjëherë vetëm kur të keni nevojë për të. Një shenjë tejet familjare, por që ka edhe prirjen për t’i quajtur ‘familje’ edhe njerëzit e tjerë, nëse ata bëhen të dashur për të. Aq sa shumë njerëz përfitojnë nga besnikëria e thellë që Gaforret tregojnë.
7. Janë dashurues të lindur
Një Gaforre e kupton mirë se çfarë mund të ndjejë dikush tjetër, pasi ka një empati mjaft të zhvilluar. Ndonjëherë arrin të të njohë më shumë sesa mund ta njohësh veten. Gjithmonë e vë veten në vendin e tjetrit, dhe e kupton dashurinë në më shumë aspekte se shumë shenja të tjera.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...