Arkeologët zbulojnë dy vende që i takojnë mbretërisë së lashtë Indo-Evropiane në Malin e Zi, ata besojnë se mund t’i takojnë mbretit Ballaios dhe mbretëreshës Teuta, sundimtarëve të lashtë të ilirëve.
Ilirët ishin një grup i fiseve të lashta Indo-Evropiane, të cilët jetuan në një pjesë të Ballkanit perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 p.e.s.
Pak është bërë e ditur nga sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë dëshmi të pallateve të para të njohura të mbretërve ilirë, shkruan Daily Mail.
Arkeologët gjetën dy pallatet në Mal të Zi, të cilat i përshkruajnë si një “zbulim të madh dhe kryesor”.
Hulumtimi vjen nga antikiteti i Evropës Juglindore, nga qendra e hulumtimeve të Universitetit të Varshavës, i cili ka qenë duke studiuar zonën që nga viti 2000.
Profesori Piotr Dyczek, i cili udhëhoqi studimin, tha se “Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë tregojnë se ne kemi zbuluar një kompleks pallati të sundimtarëve të Rhizon-it (Risan).
“Këto janë struktura e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, të cilat mund t’i përkasin mbretit Ballaios(Ballai) dhe Teutës.
“Deri më tani ne nuk e kemi ditur as që ekzistojnë struktura të tilla”, transmeton KosovaPress.
Mbreti Ballaios ishte një mbret ilir i Ardianëve. Edhe pse një bollëk i monedhave të argjendit dhe bronzit janë gjetur më parë, ky hulumtim është i pari që zbulon një pallat, ku ai mund të ketë jetuar.
Pas vdekjes së mbretit Ballaios, besohet se Mbretëresha Teuta mori përsipër udhëheqjen e perandorisë ilire.
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...