Google ADS

Ja çfarë ndodh nëse nuk hani mish

21:04 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Shumë njerëz janë duke e braktisur ngrënien e mishit, duke pretenduar se kështu mund të hanë më shëndetshëm dhe të jenë më mirë.

Madje, ka edhe të atillë që e quajnë veten vegjetarianë, dhe të cilët kanë braktisur ngrënien e çfarëdo lloji të mishit.

Por, çfarë i ndodh në të vërtetë trupit të njeriut nëse nuk han mish?

1. Humbni peshë

Një ekip nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin “George Washington”, SHBA provuan të gjenin se sa shumë peshë mund të humbasë një person nëse pushon së ngrëni mish. Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Academy of Nutrition and Dietetics”, tregoi se njerëzit që kishin pushuar së ngrëni mish kishin humbur rreth 10kg.

2. Bakteret në stomak do të ndryshojnë

Një studim i vitit 2014 gjeti se bakteret në stomak ndryshojnë nga një vegjetarian dhe një person që han mish. Ndryshimi më i madh që ndodh në këto baktere të barkut është tek njerëzit të cilët nuk hanë mish. Hulumtuesit gjetën se ata që konsumonin mish kishin specie më mbrojtëse të baktereve të stomakut, transmeton Gazeta Express.

3. Do të keni mungesë të ushqyesve

Një dietë e balancuar vegjetariane mund të sigurojë ushqyes të mjaftueshëm. Por, një dietë vegjetariane nuk ju siguron mjaftueshëm hekur, vitaminë D dhe vitaminë B12, thuhet sipas NHS.

4. Bie rreziku nga zhvillimi i kancerit

Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka klasifikuar mishin e përpunuar si kancerogjen, dhe produktet si proshuta dhe sallama janë në një shkallë të njëjtë të rrezikshmërisë nga kanceri siç është edhe duhani dhe rrezatimi. Mishi i kuq u klasifikua gjithashtu edhe si shkaktar i madh i kancerit.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme