Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se midis trurit dhe duarve ndodhen më shumë nerva sesa në çdo pjesë tjetër të trupit. Lëvizja e gishtave, e duarve dhe e krahëve është e lidhur drejtpërdrejt me atë çka ndodh në mendjen e njeriut.
Kështu, përmes lëvizjeve të duarve, ne zbulojmë se çfarë është duke menduar njeriu që kemi përballë dhe me të cilin jemi duke biseduar.
Të mbash duart e hapura
Kur bisedoni me duar dhe krah të hapur sikur jeni duke mbajtur një tabaka, tregoni se ju jeni i/e hapur për ide të reja që ju ofrohen. Zakonisht kur jeni i/e qetë dhe të sigurt në vetvete, duart lëvizin pak dhe i mbani lirshëm.
Të mbash duart e mbledhura
Kur pëllëmbët e duarve i mbajmë poshtë ose të mbledhura grusht, tregoni se mbani një pozicion të fortë dhe se nuk jeni fleksibël. Duart e mbledhura grusht dhe kur përpiqeni t’i fërkoni me njëra tjetrën tregojnë shenja nervozizmi dhe tensioni. Kur duart i mbani si të varura mund të tregojnë shenjë mërzie ose lodhjeje. Në varësi të situatës, ato mund të tregojnë edhe zhgënjim.
Lëvizja e duarve
Duart që janë mjaft aktive dhe që lëvizin shpesh gjatë bisedës, zakonisht tregojnë se personi është nervoz dhe ankthioz. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që bëjnë gjeste dhe lëvizin shpesh duart teksa janë duke folur, janë energjikë, të këndshëm dhe të ngrohtë. Ata që nuk bëjnë gjeste të shumta me duart e tyre duket të jenë më të arsyeshëm dhe analitikë.
Fshehja e duarve
Nëse i mbani duart në prehrin tuaj, apo në xhep, edhe në rastet kur i mbani pas krahëve, janë shprehje e sjelljes sikur doni të mbani të fshehtë diçka. Nëse dikush është duke iu rrëfyer diçka, nga mënyra e fshehjes së duarve ju përcjellin idenë se jo gjithçka po ju thuhet, do të merret në konsideratë.
Gishti tregues
Përdorimi i gishtit tregues kur jeni duke biseduar është një sinjal për të treguar se po ju thuhet diçka e rëndësishme, paralajmëruese, shkruan revista Psikologji. Është shprehje e autoritetit dhe e vendosmërisë, nëse i drejtoni gishtin dikujt teksa jeni duke biseduar. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...