Ka shumë vegjetarianë që përpiqen ta na mbushin mendjen se mishi nuk është i mirë për shëndetin. Ata na rekomandojmë që të ushqehemi me ushqime me bazë bimore, pasi janë më të shëndetshme.
Sipas tyre, dieta me bazë bimore na ndihmon të dobësohemi, ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, na jep më shumë energji etj. Më poshtë kemi listuar disa nga përfitimet që i sjell shëndetit dieta me bazë bimore:
Mund të humbni kilet e tepërta: Edhe pse shkalla e përgjithshme e obezitetit është shumë e lartë, ajo është shumë më e ulët tek vegjetarianët. Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Diabetikët, edhe pse numri i kalorive të marra nga mishngrënësit dhe vegjetarianët ishte e njëjtë, shkalla e obezitetit ishte shumë më e lartë tek mishngrënësit. Çfarë e bën një dietë vegjetariane të dobishme për humbjen e peshës është fakti se, ajo përmban shumë pak yndyrë, dhe është e pasur me drithëra, perime të freskëta dhe fruta.
Ul inflamacionin: Brenda pak orëve të konsumit, mishi, djathi dhe ushqime të tjera të përpunuara mund të shkaktojnë inflamacion në trup. Arteriet mund të paralizohen, si një përgjigje ndaj yndyrës. Kjo rezulton në inflamacion të vazhdueshëm, i cili mund të çojë në diabet, sëmundjet autoimune, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Dietat me bazë bimore janë antiinflamatore, për shkak të faktit se janë të bazuara në antioksidues dhe fibra bimore. Nga ana tjetër, ato përmbajnë më pak substanca që shkaktojnë inflamacion, si endotoksina dhe yndyrat e ngopura.
Ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2: Është dëshmuar shkencërisht se ndjekja e një diete me bazë bimore mund të parandalojë dhe trajtojë diabetin. Sipas disa studimeve, ekziston një lidhje e fortë mes konsumit më të lartë të proteinave të kafshëve dhe rrezikut afatgjatë të zhvillimit të diabetit.
© SYRI.net
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...