Viti i Ri është një festë që festohet në të gjithë botën. Çdo shtet ka ritualet dhe traditën e tij të gatimit. Nëse në Shqipëri ne kemi traditë të gatuajmë gjelin e detit me përshesh, apo bakllavanë, ja si pritet Viti i Ri në shetetet e tjera:
Greqi: në Greqi gatuhet ëmbëlsirë me monedhë të fshehur brenda. Kujt i bie monedha në pjesën e tij të ëmbëlsirës do të ketë mbarësi për vitin tjetër.
Spanja: ka traditën e 12 kokrrave të rrushit. Ata i fusin 12 kokrra rrush të ëmbël në një shkop dhe i shoqërojnë me shampanjë. Çdo kokërr rrushi simbolizon një muaj të mbarë dhe të ëmbël si vetë fruti i rrushit.
Austri dhe Kubë: mishi më i preferuar është gici i pjekur. Sipas tyre, kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.
Skoci: nëse në vendet e tjera shampanja është pija personifikuese e Vitit të Ri, në Skoci është uiski. Sipas tyre nëse një burrë i gjatë, i pashëm, esmer është mysafiri i parë, atëherë do t’ju shkojë viti mbarë.
Suedi dhe Norvegji: për natën e Vitit të Ri është traditë të gatuhet puding me oriz, me një kokërr bajame brenda. Personit që i bie bajamja në pjatë do t’i ecë viti mbarë.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...