Baba Vanga, një grua bullgare e cila ka mbetur e verbër që në fëmijëri, ishte e njohur për parashikimet e saj të sakta.
Në zgjedhjet presidenciale të 8 viteve më parë ajo parashikoi presidentin e ardhshëm amerikan Barack Obama pasi tha se fitues do të rezultonte një afro-amerikan.
Ajo shtoi gjithashtu se ky person do të ishte presidenti i fundit i SHBA kështu që Donald Trump nuk e ka të gjatë në Shtëpinë e Bardhë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare dhe nuk ka jetuar që t’i dëshmonte vërtetësitë e atyre që parashikonte.
Gruaja kishte parashikuar edhe ngjarje të mëdha historike si sulmi terrorist i 11 shtatorit në SHBA, krijimi i ISIS, apo Çernobilin.
Sipas tabloidit “The Mirror” vizionet e saj kanë qenë 85% të sakta. Në parashikimet e saj konstatohej se në vitin 2045 akujt do të shkriheshin tërësisht dhe katastrofa të shumta do të pushtonin Tokën.
Baba Vanga parashikoi se në vitin 2170-2256 në Mars do të krijohet një koloni tokësore, që do të deklarohet e pavarur nga Toka, ndërkohë që në 2340 do të ideohet kapsula e parë e kohës. Alienët janë gjithashtu pjesë e vizioneve të saj.
Profecitë parashikojnë që në vitin 4674 njerëzit dhe alienët do të bashkohen në një popull të vetëm dhe në vitin 5079 universi do të ketë vdekur.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...