Të gjithë ata që ndodhen në plazh, do të digjen menjëherë në lëkurë. Edhe pse nuk do të kishte as plazh, as rërë, as ujë. Oksigjeni molekular në ajër mbron lëkurën tonë nga rrezet ultravjollcë.
Qielli i ditës do të errësohej menjëherë. Duke qenë se janë më pak thërrmija për të përthyer dritën, qielli do të bëhej i zi.
Të gjithë copat e metalit të patrajtuar do të ngjiteshin me njëra tjetrën. E vetmja gjë që i mban sot të mos bashkohen është një shtresë oksidimi.
Korja e tokës do të shkrifëtohej. Oksigjeni përbën 45 % të saj.
Veshi i brendshëm i gjithkujt do të shpërthente. Sepse do të humbisnim 21% të trysnisë së ajrit.
Çdo ndërtesë betoni do të bëhej pluhur. Oksigjeni është një ndërlidhës i rëndësishëm tek betoni.
Uji përbëhet 1/3 nga oksigjen. Pa të do të kthehej në gjendje të gaztë. Oqeanet do të avullonin.
Pa oksigjenin, hidrogjeni është i lirë të ngjitet në troposferë e më pas në hapësirë.
TANI, PO SIKUR SASIA E OKSIGJENIT TË DYFISHOHEJ?
Avionët prej letre do të fluturonin më lart.
Ne do të bënim më shumë kilometra me të njëjtën sasi karburanti.
Do të ishim më të lumtur dhe më vigjilentë. Shtimi i oksigjenit do të na shtonte aftësitë njohëse, vigjilencën dhe performancën fizike.
Por…
Do të kishim insekte gjigande. Përmasa e trupit të një insekti përcaktohet nga sasia e oksigjenit në atmosferë.
Pra, çdo gjë me masën e duhur, apo jo? Kështu që, më mirë që oksigjenin e kemi pikërisht kështu siç e kemi.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...