Më 21 Gusht 2017, për herë të parë në 99 vjet, një eklips i plotë diellor do të jetë i dukshëm nëpër gjithë Amerikën. Miliona njerëz do të mund shijojnë një spektakël që konsiderohet si i papërshkrueshëm, i paharrueshëm etj.
Dielli do të zhduket për rreth 2 minuta e gjysmë, duke nisur në orën 10:15 të paradites, me orën lokale, në Oregon. Ky fenomen qiellor do të lëvizë drejt lindjes, për të përfunduar rreth një orë e gjysmë më vonë në Karolinën e Jugut.
Gjatë kësaj kohe, ky eklips do të mund të shihet në shumë vende të ndryshme të Amerikës. Siç shkruan Uashington Post, hera e fundit që një eklips i plotë diellor ishte i dukshëm nga një cep në tjetrin, ishte më 9 Qershor 1918 dhe ngjarja pushtoi faqet e para të gazetave në mbarë botën.
Ekspertët këshillojnë këdo që ka mundësinë që të mos e lerë këtë rast dhe të planifikojë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është shans që vjen vetëm një herë në jetë.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës