Iu vonua fluturimi, ushtari shikon lindjen e fëmijës përmes telefonit

18:37 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Lindja e një fëmije është një nga momentet më të çmueshme në jetë, por të gjithë baballarët mund të arrijnë të shohin djalin apo vajzën e tyre kur vijnë në këtë jetë.

Një ushtar amerikan ishte duke u përpjekur të udhëtonte për në shtëpi në Brandon të Misisipit, pasi që gruaja kishte nisur lindjen e fëmijë, por fluturimi i vonuar ndryshoi udhëtimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

I bllokuar në aeroport, Brooks Lindsey shikoi ardhjen e të bijës Millie në një video-thirrje me bashkëshorten Haley Lindsey.

Një pasagjer tjetër fotografoi babain në pritje duke shikuar me ankth celularin e tij.

“Ai po qante dhe na theu zemrat të gjithëve. Ne i dhamë atij hapësirë. Kur dëgjoi beben të qante, ne të gjithë u gëzuam për të. Doja ta ndaja këtë, sepse nuk dua asnjëherë të harrojmë ushtarët që na shërbejnë çdo ditë dhe sakrificat që ata bëjnë”, shkruan Tracy Dover që shpërndau fotografinë e Brooks Lindsey.

Pasi historia u nda më shumë se 120.000 herë në Facebook dhe Twitter, familjet e tjera të ushtarëve kanë postuar kujtimet e tyre dhe tregimet për baballarët që mungojnë në lindjen e një fëmije për shkak të angazhimeve të tyre të punës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme