Në një ishull të Paqësorit, ku jetojnë vetëm 500 banorë, fliten 9 gjuhë të ndryshme. Por si kuptohen mes njëri-tjetrit, apo janë të gjithë poliglotë?
Kjo veçanti ka ngjallur kërshërinë e studiuesve, të cilët kanë kuptuar që për të arritur komunikimin shfrytëzojnë një mekanizëm që rezulton të jetë vërtetë efikas.
Komuniteti ‘Warruwi’, ishullit të vogël Australian South Goulburn, e praktikon të ashtuquajturin multilinguizëm perceptive. Pavarësisht se aty fliten anglishtja dhe 8 gjuhë të tjera indigjene, të gjithë kuptohen me njëri-tjetrin, duke folur secili idiomën e vet. Pra çdokush kupton pak ose shumë nga gjuhët e tjera, dhe përgjigjet me fanatizëm vetëm në gjuhën e vet.
Sipas linguistes australiane Ruth Singer, gjuha në këtë ishull konsiderohet si një pasuri klanore, dhe të flasësh një gjuhë tjetër perceptohet sikur nuk është një e drejtë që të përket. Ky rregull i pashkruar respektohet rigorozikisht, ndërkohë që nuk ka asnjë rregull për t’i kuptuar të gjitha gjuhët që bashkëjetojnë brenda këtij komuniteti, pra secili ka të drejtë t’i kuptojë, por pa i përdorur.
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...