Në ditët e hershme të revolucionit shkecor, nuk ishte apsak e pazakontë që të gjeheshin dy lloje arsyetimi, ai racional dhe ai që mund të besoje përmes magjisë, hamendjes dhe astrologjisë.
Fizikanti Isak Njuton u dallua për nja stili i jetës, posaqërisht për profecitë biblike, të besimeve të feshta dhe për një matematikë të ngurtë formale që jo vetëm që i përmbahej metodës shkencore, por edhe për zgjerimin e potencialit të saj, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, shumë nga parimet e përgjithshme të Njutonit do të dukeshin tërësisht inimike ndaj natyralizmit nga shumë fizikantë në ditët e sotme. Ndërsa ai po formulonte parimet e gravitetit dhe tre ligjet e lëvizjes, për shembull, Njutoni kërkoi gjithashtu gurin filozofik dhe u përpoq që të kthente metalin në ar.
Për më tepër, Njutoni një fetar i devotshëm shkroi traktate që intepretonin profecitë biblike mbi fundin e botës.
Sipas tij, bota do të marrë fund të vitin 2060.
Në një letër të shkruar në vitin 1704, Njuton përshkruan fundin e botës.
“Pra, koha e kohës dhe gjysma e kohës janë 42 muaj ose 1260 ditë ose tre vjet e gjysmë, duke kaluar 12 muaj në një vit dhe 30 ditë në një muaj siç është bërë në kalendarin e vitit primitiv. Dhe ditët e Bishave që u vendosën për tre vitet e fundit nga mbretëritë e gjalla, peridha prej 1260 ditësh, nëse datojnë nga pushtimi i plotë i tre mbretërive në vitet 800 p.k. do të përfundojnë në vitin 2060. Këto mund të përfundojnë më vonë, por unë nuk shoh ndonjë arsye”.
Njutoni më tej tregon besimin e tij në fjalinë e ardhshme, duke shkruar se qëllimi i tij, “edhe pse jo i pohuar” , mund të ndalë supozimet e nxituara të njerëzve të pamëshirshëm që shpesh parashikojnë fundin e botës.
Është e rëndësishme të theksojmë se Njutoni nuk do të besonte se bota do të “mbarojë” në kuptimin e pushimit të ekzistencës ose të digjet në flakë.
Filozofia e kohës së tij të fundit i ngjan asaj të një numri të habitshëm të ungjillëzimeve të ditëve të sotme: Krishti do të kthehej dhe do të mbretërojë për një mijëvjeçar dhe diaspora hebraike do të kthehej në Izrael.
Ashtu si shumë njerëz kanë argumentuar, pavarësisht nga koncepti i Njutonit për punën e tij shkencore si një bastor kundër teologjive të tjera, ai në fund të fundit u bë bazë për Deizmin dhe Natyralizmin dhe i ka lejuar shkencëtarët të bëjnë parashikime të sakta për qindra vjet./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...