Irani ka dënuar 12 persona për shkak të fotografive “jo-islame” (Foto)

20:38 | 8 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Irani ka dënuar 12 persona të cilët kishin postuar fotografi që nuk ishin në bazë të normave të islamit.

Kjo vjen si pjesë e programit të qeverisë iraniane “Spider II”, i cili është i ngarkuar të zbulojë personat që sipas qeverisë zhvillojnë aktivitete të pa përshtatshme në internet, transmeton arbresh.info.

Që nga fillimi i programit në mars, qeveria ka arrestuar 170 persona.

Dymbëdhjetë personave u janë dhënë dënime me burg, duke filluar nga pesë muaj deri në gjashtë vjet, për fotografitë që ata postuan në Instagram.

Tetë gra dhe katër burra identiteti i të cilëve nuk është bërë publik  u dënuan në Shiraz, në jug-perëndim të Iranit, dhe nuk lejohen ta lënë vendin për dy vjet pas dënimit të tyre.

Instagrami është shumë i popullarizuar në Iran, sepse ndryshe nga Facebook, Twitter dhe YouTube, ai nuk është i bllokuar aktualisht nga qeveria.

Nëntorin e kaluar. shtatë agjenci të modelimit u mbyllën për “rrezikim të sigurisë morale dhe rendit publik”, dhe në maj tetë persona të tjerë u arrestuan për fotot që ata publikuan në internet.

Një nga të arrestuarit ishte Elham Arab, një modele e njohur iraniane./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BMZMI9EhPEb/

https://www.instagram.com/p/BJjEBvkhOlX/?taken-by=hamidfadaei

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme