Në Kubë, teknologjia po përfshin jetën e përditshme të banorëve të ishullit: shërbimi i internetit në shtëpi ka filluar të tregtohet dhe kompania shtetërore ETECSA, e cila ka monopolin, pritet të përfshijë 38 mijë përdorues në vitin 2017.
Por vendi nuk rrezikon të kalojë nëpër një transformim shumë të papritur, sepse kostot e “Nauta casa”, siç u quajt e shërbimi, janë shumë të larta, duke filluar nga 15 deri në 110 dollarë në varësi të shpejtësisë së internetit.
Por paga mesatare në Kubë arrin në 600 pesos (25 dollarë), ndaj plani tarifor më i leverdisshëm, që kompania ofron, është ende shumë i shtrenjtë, rreth 2/3 e pagës mujore të kubanë.
ETECSA në fakt, duke qenë e vetmja kompani e telekomunikacionit në ishull, mund t’ia lejojë vetes për të mbajtur koston e lartë të lidhjes me rrjetin, sidomos për shkak se kubanët, të etur për jetë moderne, janë gjithashtu të gatshëm të paguajnë dy dollarë (ekuivalent me një pagesë për dy ditë punë) për një orë në internet. Por lidhja në shtëpi padyshim paraqet një hap të madh dhe një rritje në çmim shumë të tepruar për kubanezët.
Tani për tani, shumica e popullsisë mund ta përballojë lidhjen në orë vetëm në vende publike, veçanërisht në sheshe. Këtu mund të shihen kubanët të shtrirë në dysheme me sytë ngjitur në telefonat e tyre celularë, nga të cilët nuk mund të ndahen një moment që të mos e humbin atë pak kohë që kanë në dispozicion.
Megjithatë ndryshimet kanë filluar, siç është marrëveshja ndërmjet Google dhe autoriteteve të Havanës, e nënshkruar vitin e kaluar për zhvillimin e rrjetit Wi-Fi dhe ‘broadband’.
Dhe tani, me projektin e ri të ETECSA për të përhapur internetin në shtëpitë e kubanëve, teknologjia aq e lakmuar do të jetë një risi në të ardhmen e afërt.
Zhvillimet alternative – Për këtë, në mars 2016, u themelua “Unione de Informaticos de Cuba” (UIC), një organizatë, ku profesionistët nuk “ndihen të përfaqësuar vetëm, por ata janë vetë protagonistë të transformimeve të dukshme për përdorimin e teknologjive të reja”.
Organizata, presidenti i së cilës është Ailyn Febles Estrada, është përshkruar në një artikull në një gazetë lokale, që e ka përcaktuar “ndërmarrja më e re kubane” dhe aktualisht rendit 7.805 anëtarë.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...