Poezitë e para të krijuara nga inteligjenca artificiale janë pak naive, të kujtojnë frazat e një fëmije, por përbëjnë një hap të parë drejt një aftësie të re, të imituarit të gjuhës njerëzore me teknikën e bazuar mbi vëzhgimin e një numri të madh imazhesh.
Këto të dhëna nga studimi i publikuar në arkivin në internet të artikujve shkencorë “arXiv”, në të cilin publikimet ende nuk kanë kaluar procesin e rishikimit.
Studiuesit e “Microsoft” dhe të Universitetit japonez të Kiotos kanë perfeksionuar algoritme në gjendje që të lidhin imazhet me tekstet. Këto programe, në një farë mënyre, janë “stërvitur” nëpërmjet përdorimit të mijëra imazheve në mënyrë që t’i lidhin ato me rima ose me fraza që kanë kuptim.
Pasi përfundon faza fillestare e shkollarizimit, algoritmet janë përballur me provën e shkrimit, duke realizuar rima pasi kanë vëzhguar imazhe sugjestive, të ngjashme me teste të sjelljes psikologjike ku lidhen imazhet me emocionet njerëzore.
Rezultatet janë ende paraprake dhe përbëhen nga tekste të thjeshta si “qiellë është gri dhe me re, është i qetë dhe paqësor”, që të kujtojnë frazat e një fëmije.
Madje pasi këto franza iu paraqitën palëve të treta, nuk ishin në gjendje të dallonin nëse keto rima ishin të shkruara nga një fëmijë apo nga një algoritëm.
Kjo, sipas autorëve, përbën një kufij të rëndësishëm drejt gjenerimit automatik të një gjuhe poetike nëpërmjet imazheve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...