Në brigjet e liqenit Ontario, një kompani kanadeze ishte ndër të parat që paralajmëroi për rrezikun e epidemisë së pneumonisë nga Wuhan, Kinë.
Sekreti i saj? Inteligjenca artificiale.
Me seli në Toronto, BlueDot ka zhvilluar një algoritëm, që kontrollon çdo ditë qindra mijëra artikuj shtypi dhe të dhënat e trafikut ajror, me qëllim pikasjen dhe ndjekjen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve infektive.
Në rastin e koronavirusit të ri, BlueDot i paralajmëroi klientët e tij që më 31 dhjetor, disa ditë para komunikimeve të para zyrtare të agjencive të mëdha të shëndetit publik.
“Ajo çfarë ne po përpiqemi të bëjmë, është që të shkojmë përtej kufijve të përdorimit e të analizës së të dhënave dhe të teknologjisë, me qëllim që të ecim më shpejt”, shpjegoi Kamran Khan, themeluesi dhe drejtuesi i BlueDot.
“Përballë një epidemie, menaxhimi i kohës është thelbësor”, vazhdoi Khan.
BlueDot parashikoi me saktësi edhe se në cilat vende rrezikonte të përhapej virusi./medial/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...