Ilo Deti, shqiptari i cili i mbijetoi tragjedisë së Titanikut (Video)

15:20 | 12 Korrik 2015
Arbresh.info

Ilo Deti quhej shqiptari i cili i mbijetoi tragjedisë së Titanikut. Djaloshi nga Vithkuqi i Korçës emigroi në Boston të Amerikës, ku fati deshi që ai të ishte një ndër pasagjerët e anijes më të madhe të kohës, Titanikut.

Ilo arrin të shpëtojë dhe të kthehet në vendin e lindjes, ku historia e jetës së tij sot tregohet nga nipërit.

Pak kush ka dijeni, por mes pasagjerëve të anijes më të madhe e më luksoze të kohës, ka pasur edhe një shqiptar. 98 vjet më parë, diku mes Anglisë dhe Nju Jorkut, në mes të oqeanit, në mes të errësirës dhe acarit, u realizua një nga historitë më tragjike të njerëzimit.

Titaniku, anija më e famshme e të gjitha kohërave, u përplas me një ajsberg dhe përfundoi në fund të detit duke marrë me vete edhe 1523 shpirtra njerëzorë.

Publiciteti i ngjarjes së mbytjes së Titanikut, ka bërë që të xhirohet një film në 6-7 vjet, me të dhëna nga të mbijetuarit e paktë. Pakkush ka dijeni, por mes pasagjerëve të anijes më të madhe e më luksoze të kohës, ka pasur edhe një shqiptar.

Ilo Deti, një emigrant nga Vithkuqi i Korçës në Boston të Amerikës që në vitin 1909, arriti t’i shpëtojë tragjedisë duke u kapur pas një barke.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme