Përdorimi afatgjatë i ilaçeve kundër dhimbjes pa recetë mund të shoqërohet me rritje të rrezikut të humbjes së dëgjimit tek disa femra, thotë një studim i ri,
Gratë që përdorën ibuprofen (Advil, Motrin) ose acetaminophen (Tylenol) për gjashtë vjet ose më shumë kishin më shumë gjasa të vuanin nga humbja e dëgjimit se ato që përdorën ilaçe kundër dhimbjes për një vit ose më pak, thanë hulumtuesit nga Brigham and Women’s Hospital në Boston.
Ata nuk e gjetën ndonjë lidhje të ndjeshme në mes të përdorimit afatgjatë të aspirinës dhe humbjes së dëgjimit.
“Edhe pse shkalla e rrezikut më të lartë të humbjes së dëgjimit me përdorimin e analgjetikëve ishte modeste, duke pasur parasysh se sa shpesh janë përdorur këto medikamente, madje edhe një rritje e vogël e rrezikut mund të ketë implikime të ndjeshme shëndetësore”, tha autori i lartë i studimit, dr. Gary Curhan, në një deklaratë për shtyp të spitalit.
“Duke supozuar rastësinë, kjo do të thotë se rreth 16.2 për qind e humbjes së dëgjimit që ndodh tek këto femra mund të jetë për shkak të përdorimit të ibuprofenit ose acetaminophenit”,tha Curhan.
Studimi, megjithatë, nuk ka përcaktuar marrëdhënien shkak-pasojë.
Përdorimi më i gjatë i ibuprofenit ose acetaminophenit ishte i lidhur me rrezik potencialisht të lartë të dëgjimit të dëmtuar.
Hulumtuesit vunë në dukje se shumica e femrave në studim ishin më të moshuara dhe të bardha. Ata thanë se nevojiten studime më të mëdha që përfshijnë grupe të tjera të njerëzve për të mësuar më shumë për lidhjen e mundshme mes ilaçeve kundër dhimbjes dhe humbjes së dëgjimit.
Ekipi hulumtues më parë zbuloi se përdorimi i lartë i acetaminophenit dhe ilaçeve të klasit NSAID u shoqërua me rritje të rrezikut të humbjes së dëgjimit tek meshkujt dhe femrat më të reja.
“Humbja e dëgjimit është shumë e zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe mund të ketë ndikim të thellë në cilësinë e jetesës”,tha Curhan.
“Gjetja e faktorëve të modifikueshëm të rrezikut mund të na ndihmojë në identifikimin e mënyrave për ta ulur rrezikun para se të fillojë humbja e dëgjimit dhe për ta ngadalësuar përparimin e humbjes së dëgjimit”.
Rezultatet e studimit u publikuan më 14 dhjetor në “merican Journal of Epidemiology”./Arbresh.info/
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...