Rregulli i ri: Policëve nuk bën t’ia prekni patatet e skuqura.
Një grua nga Washington, D.C është arrestuar, pasi dyshohet se ajo vodhi tre patate të skuqura nga pjata e policit, transmeton arbresh.info.
‘Vjedhja’ ndodhi pasi dy gra ishin ulur afër policit në një restaurant dhe gjatë bisedës një nga gratë zgjati dorën dhe u shërbye me patatet e skuqura.
Pasi rrëmbeu të dytën, polici i tha asaj të ndalet.
“Në mënyrë shumë të sjellshme i thashë që mos ta bënte atë veprim përsëri, sepse unë mund ta arrestoja atë për vjedhje të ushqimit tim,” tha ai.
Por, gruaja ‘kokëfortë’ i tha: “Mirë atëherë, ju mundeni edhe të më burgosni”
Pasi e morri të tretën, ajo është arrestuar për për vjedhje të shkallës së dytë.
Raporti në polici është shënuar si ‘vjedhje e patateve të skuqura’./Arbresh.info.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme