Google ADS

I ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon martesë, përgjigjja e saj me lot në sy i shokon të gjithë

16:59 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një djalë kishte menduar deri në detaje se si të realizonte propozimin për martesë që do t’i bënte të dashurës së tij. Por ai nuk kishte menduar se ajo mund ta refuzonte. Videoja kur vajza i tha jo propozimit të të dashurit të saj për martesë është bërë virale.
Në pamjet filmike shihet djali që ulet në gjunjë dhe i ofron të dashurës një buqetë me trëndafila.

Ajo merr trëndafilat, por kur ai nxjerr një unazë martese, vajza tund kokën dhe qan.

Më pas e dashura largohet nga skena me lot në sy duke i thënë “jo” propozimit.

Shikuesit të shokuar më pas vijnë për t’i dhënë mbështetje të riut që qëndronte në gjunjë.

Propozimi që u bë viral u zhvillua në një skenë në sheshin Paseo de la Fe në Monterrey, Meksikë.

https://www.youtube.com/watch?v=DaeqJXghotA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme