Periodat apo menstruacionet janë një temë shumë tabu, askush nuk ka qejf të flas për to dhe madje shumë pak gra i kanë qejf ti kenë ato.
Por jeta është e tillë, dhe ato janë pjesë natyrale e të qenit grua, madje deri së fundmi gjysma e popullatës femërore padrejtësisht duhej të paguante taksa për çdo muaj, pasi që tamponët dhe pecetat higjienike hynin tek gjërat e luksit, shkruan arbresh.info.
Një grua ka vendosur që të bëjë një shaka me përmbajtje sociale, duke treguar se periodat nuk janë një luks.
Në këtë shaka, një grua e veshur në mënyrë elegante, që qëllon të jetë aktorja Amina Maz – është duke ecur nëpër rrugët e Londrës në një kërkim të dëshpëruar për një tampon “luksoz”.
Ajo shtiret sikur e kanë kapur dhimbjet menstruale, ndërsa më pas shpërthen gjaku i rremë nëpër gjithë Oxford Cirusin në Londër.
Kalimtarët vazhdojnë me sy të zgurdulluar nga tronditja, gjersa të tjerë qeshin dhe bërtasin ‘Ajo është duke pikuar!’
Në tërë këtë eksperiment social, vetëm një kalimtar ndalon ta ndihmojë gruan./Arbresh.info
https://youtu.be/yO3qwBLC1h4
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend